Panorama Sport (Albania)

Reagon Beqiri: U tërhoqa, sepse po lodhesha kot

-

Alban Beqiri ka reaguar pas tërheqjes në raundin e tretë në ndeshjen ndaj algjeriani­t Jugurtha Ait-bekka në “Oran 2022”. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, boksieri kuqezi ka shpjeguar vendimin për ta braktisur duelin, për shkak të arbitrimit të njëanshëm në favor të kundërshta­rit. Ja si shprehet ndër të tjera Beqiri për atë që ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në Oran: “Vendosëm së bashku me ekipin që të tërhiqesha pas raundit të dytë për arsye të padrejtësi­së që po bëhej në gjykimin e ndeshjes. Të ishte për mua personalis­ht, nuk doja të ndodhte tërheqja, pasi kur jam në ring, nuk e kam mendjen te gjykimi, por më vonë reflektova dhe kuptova që po lodhesha kot... Ndeshja shkoi shumë mirë siç mund ta shikoni deri në raundin e dytë dhe isha shumë para me goditjet, por pikët gjyqtaria ia jepte kundërshta­rit duke qenë se gjyqtarët ishin afrikanë. Prandaj ne vendosëm që të mos ua jepnim atë kënaqësi që të merrnin një fitore të pamerituar dhe në mënyrë të shëmtuar. Kjo gjë ndodhi edhe me boksierë e sportistë të tjerë, jo vetëm me mua. Ishte një eveniment me qëllime të qarta për t’i nxjerrë fituese vendet e Afrikës dhe jo profesiona­l. Unë kisha një fitore të sigurt kundrejt tij, por për ata mjaftonte që boksieri i tyre të ishte në këmbë dhe do të fitonte. Stafi ynë e pa që po shkontemun­dimidëmdhe­morëmkëtë vendim. Më vonë u bë një mbledhje me asamblenë e boksit dhe na kërkuan falje ne sportistëv­e për gjykimin. Kjo ndodhi pasi nuk kishte asnjë gjyqtar europian, por të gjithë ishin nga vendet afrikane dhe favorizoni­n sportistët e tyre”, shkruan Alban Beqiri.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania