Panorama Sport (Albania)

Trajneri i Barcelonës e ka polakun objektivin numër 1 Ksavi dhe Levandovsk­i në të njëjtin restorant në Ibiza, por nuk u takuan

-

Pavarësish­t se pritej që historia më e nxehtë e merkatos së kësaj vere të ishte ajo e transferim­it të Mbapesë te Reali, po rezulton të jetë ajo e transferim­it të Robert Levandovsk­it te Barcelona. Katalanasi­t kanë bërë deri tani 3 oferta për ta transferua­r sulmuesin 33-vjeçar nga Bajerni i Mynihut, por gjermanët kanë rezistuar dhe nuk duan të privohen nga shërbimet e sulmuesit kryesor të tyre, i cili ka edhe një vit kontratë në Mynih. Polaku po bën presion për të lënë klubin, por presidenti i nderit të Bajernit, Uli Hënes, përsëriti se Barcelona duhet t’ia kursejë vetes ofertat e mëtejshme dhe të njëjtin qëndrim kanë mbajtur edhe drejtuesit Oliver Kahn dhe Hasan Salihamixh­iç. Pak orë pasi spanjollët bënë ofertën e fundit 40 milionë euro plus bonuset, Levandovsk­i dhe trajneri i Barcelonës, Ksavi Hernandez, janë parë të hyjnë në të njëjtin restorant në Ibiza.

Ata po i kalojnë pushimet në të njëjtin vend dhe u fotografua­n ndërsa hynin në restoranti­n “Lio”, por në momente të ndryshme dhe të shoqëruar nga miq personalë. Pavarësish­t zërave se mund të jenë takuar në ambientet e brendshme, burimet e mediave spanjolle këmbënguli­n se gjithçka ishte aksidental­e dhe

nuk ka pasur një takim për të diskutuar merkaton. Nuk është një sekret që Ksavi e ka numrin 9 të Bajernit objektivin e tij kryesor të merkatos, ndërsa Levandovsk­i ka përsëritur gjatë këtyre javëve se ai nuk dëshiron më të luajë për Bajernin, por preferon një aventurë të re në La Liga me gjigantët katalanas. është data kur Robert Levandovsk­i duhet të paraqitet në ditën e parë të stërvitjes me Bajernin, por njerëzit e tij të afërt kanë paralajmër­uar se sulmuesi do të rebelohet dhe nuk do të jetë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania