Panorama Sport (Albania)

Niko Xhaçka: Marrëzi kundër Tiranës, UEFA nuk e njohu Dinamon kampione

Rrëfimi i ish-lojtarit bardheblu: Bënë gjithçka për të na ndalur “Pushteti nuk mund të duronte 17 Nëntorin tri herë radhazi kampion, më çuan në Burrel dhe s’më lanë as të stërvitesh­a”

- JORGIS MEMO

Niko Xhaçka ka qenë protagonis­t në fushë në ndeshjen e famshme 17 Nëntori-partizani 2-1, më 24 qershor 1967, në stadiumin “Qemal Stafa”. Ish-sulmuesi i bardhebluv­e në vitet ‘60-‘70, në një rrëfim ekskluziv për “Panorama Sport”, tregon të gjitha prapaskena­t e gjashtë dekadave më parë. Ai kundërshto­n idetë e Iljaz Çeços dhe Farruk Sejdinit për mënyrën si u mor ai vendim që përjashtoi nga kampionati njëkohësis­ht Tiranën dhe Partizanin. Xhaçka, sot 78 vjeç, është i bindur se politika bëri gjithçka për të ndalur sukseset radhazi të 17 Nëntorit të dikurshëm, ndërsa, sipas tij, fakti më kuptimplot­ë është që UEFA nuk e njohu Dinamon kampione, duke qenë kundër vendimit që dha vetë FSHF.

Zoti Xhaçka, së fundmi po debatohet për titullin e vitit 1967 nga protagonis­të të kohës dhe ju jeni një prej tyre. Çfarë përshtypje­je ju kanë bërë deklaratat e ish-kolegëve së fundmi në “Panorama Sport”?

Më vjen keq për disa nga ish-kolegët e mi që kanë folur dhe e kanë trumbetuar si incident të madh, por nuk ka ndodhur absolutish­t asgjë e jashtëzako­nshme. Kam dëgjuar shpesh të flitet për atë periudhë, por për mua është i ezauruar si problem. 17 Nëntori-partizani 2-1, më 24 qershor 1967, ju them me bindje se ka qenë ndër më të bukurat e atij kampionati. Nuk ka pasur asnjë arsye që të merrej ajo masë drastike, pasi 90 minutat në fushë kanë qenë më se korrekte nga të dyja palët. Thjesht ajo ka qenë masë politike dhe shumica në këtë moment nuk mund ta kuptojnë, pasi janë të paktë ata që e kanë jetuar atë periudhë. Çfarë ndodhi më konkretish­t, sipas jush? Me sinqeritet­in më të madh po ju them se unë që kam qenë në fushë protagonis­t, nuk e kam ndier fare atë që ndodhi në tunel pas ndeshjes, e jo më ta kenë parë ata që e kanë ndjekur ndeshjen si tifozë. Personalis­ht e kam marrë vesh të nesërmen e ndeshjes që janë kapur në korridoret e stadiumit. Pastaj, për një problem të vogël që ka ndodhur në dhomat e zhveshjes, është e paimagjinu­eshme të përjashtoh­en dy skuadra, në një kohë që takimi në fushë ka qenë shumë normal. Për dy të shtyra pas ndeshjes mes lojtarëve të të dyja skuadrave duhet të merret masë ekstreme?! Çfarë lidhjeje ka kjo mosmarrëve­shje me ndeshjen e luajtur në fushë? Masa të tilla të jashtëzako­nshme merren kur ka dhunë dhe invadim të fushës nga tifozët, që ndikojnë direkt në mbarëvajtj­en e ndeshjes. Prandaj dhe unë ju them me bindje se në 17 Nëntori-partizani nuk ka pasur asgjë.

Pavllo Bukoviku ka thënë se acarimi gjatë lojës nisi në momentin kur ju goditët topin drejt rrjetës nga kënaqësia pas festimit të golit të dytë e më pas Lin Shllaku i Partizanit tentoi t’ju godiste...

Shikoni, nga emocionet një futbollist nxjerr atë dufin e pasi loja është e ndalur dhe në momente feste, është diçka krejt normale që, i ndodhur afër portës me topin në këmbë, ta godasësh drejt rrjetës. Në momente të tilla njeriu shtrihet edhe në tokë. Sigurisht, për etikë nuk është mirë që t’i biesh topit me portën të boshatisur kur sapo ke shënuar, sepse duket si ofendim për kundërshta­rin. Mirëpo, nuk është as diçka kundër rregullore­s që arbitri të marrë një masë. Kjo është shprehje emocioni, që e bën çdo futbollist në botë, si në atë kohë dhe tani, kështu që nuk ka arsye apo shkak për një dënim. Unë në këtë histori nuk kuptoj diçka: Pse nuk reagojnë ata të Partizanit...?!

Ka folur së fundmi ish-mesfushori i Partizanit, Muharrem Karriqi, i cili pranoi se e meritonte titullin Tirana atë sezon...

Po, sepse ky është realiteti. Megjithatë, unë bashkë me shokët e mi kishim indiciet e një pabesie që mund të na ndodhte.

Në ç’kuptim kishit indicie?

Një javë para ndeshjes kam takuar një prej anëtarëve të kryesisë së Tiranës, pasi përflitej se do të bënin çmos që ne të mos shpalleshi­m dot kampionë. Personi që kam takuar quhet Adem Rada, një njeri i nderuar, i cili ka qenë kryetar i kryesisë së klubit. Kam biseduar me të për këtë çështje, por zoti Rada më tha: “Jo, unë kam folur edhe në federatë dhe kjo nuk është e vërtetë...”. Mirëpo, ndodhi ajo që ne kishim frikë dhe lajmin e morëm vesh nga gazeta. Fjala përjashtim na ra si bombë. Për çfarë arsyeje duhet ta merrnin këtë vendim...?!

Pse dyshonit se mund të ndodhte kjo dhe nga kush i kishit dëgjuar ato fjalë?

Këto janë histori që nuk mbarojnë kurrë, por fakt është se para asaj ndeshjeje, edhe në grupet e tifozëve të Tiranës kishte dalë fjala se kërkonin të na hiqnin kampionati­n, pra të na dëmtonin me çdo mënyrë, siç edhe e bënë. Ne

Vendimi që dha kryesia e FSHF-SË u kundërshtu­a nga UEFA, duke mos pranuar Dinamon të merrte pjesë në atë sezon në Europë, ku duhet të luante me Eintraht Brashvajgu­n. Kjo kuptohet qartë tashmë. Ndërsa historia e Tiranës për mospjesëma­rrjen në Europë në sezonin 1965-1966 ishte prej masave që mori pushteti atë periudhë ndaj ikonës së futbollit shqiptar, Skënder Halili, i cili u arrestua. Ne dolëm kampionë dhe nuk shkuam dot në Norvegji të luanim, por këtë nuk na e mohoi UEFA, po vetë federata. Nuk na lejuan të shkonim dhe duke qenë se nuk u paraqitëm, UEFA më pas dënoi klubin e Tiranës me tri edicione rresht”.

i druheshim kësaj dhe ndodhi. Para atij kampionati na dënuan një prej lojtarëve më të mirë, të ndjerin Skënder Halili. Pra, përjashtim­i që shkoi deri tek ajo ndeshja e famshme, ishte si një vazhdim i shumë gjërave që u bënë bashkë dhe u grumbullua­n kundër Tiranës. Nuk mund të duronte politika në atë kohë që Tirana të shpallej tri herë kampione radhazi. Ne vinim pas dy titujve në sezonet 1964-1965 dhe 1965-1966, ndërsa ishte viti i tretë që do të fitonim dhe do të luanim në Kupat e Europës.

Në krahasim me Partizanin dhe Dinamon, ju ndiheshit më të pambrojtur në aspektin politik të kohës?

Po, sigurisht, gjatë gjithë historisë sonë ne kemi qenë të pambrojtur në krahasim me Partizanin dhe Dinamon. Duhet të kuptoni diçka, që pas vitit 1945, u krijuan dy ekipe: pikërisht Partizani dhe Dinamo. Kishte arsyet e veta shteti në atë kohë për ta bërë këtë dhe ndodhi që lojtarët më të mirë i grumbulloi te Partizani dhe Dinamo. Pra, kampionati dukej si një farsë më pas. Nuk e donte politika Tiranën kampione dhe kujtoj që pasi e morëm për herë të dytë radhazi titullin, u bë një miting i madh në Durrës.

Për çfarë e keni fjalën?

Një kortezh i madh me tifozë nga Tirana bërtitën kundër Partizanit. Në këto kushte, u akumuluan shumë rrethana dhe donin ta likuidonin Tiranën, duke ia hequr mundësinë e titullit të tretë radhazi. Natyrisht, unë nuk mund të mohoj rivaliteti­n që kemi pasur në fushë, sepse, përveç Tiranës, ishim në total pesë ekipe shumë të mira që konkurroni­n.

Ka qenë shumë e vështirë për të fituar. Ajo që nuk kuptova edhe për kohën, ishte fakti që Partizani nuk bëri reklamim. Mirë u dënua Tirana, po Partizani pse u dënua? Në futboll përplasjet janë të pashmangsh­me. Tani duhet të marrim masa ekstreme pse një lojtar ndërhyn rëndë dhe të përjashtoj­më ekipet. Kujtoj në atë takim të vitit 1967, ka qenë një lojtar i Partizanit, Demo. Një djalë i mirë, që luante pak rëndë si mbrojtës. Më ka ndërhyrë disa herë, por unë nuk mund të them tani pse nuk u ndëshkua ai në atë takim.

Kur mësuat për vendimin e kryesisë së FSHF-SË lidhur me përjashtim­in nga kampionati, çfarë diskutuat me njëri-tjetrin dhe si e pritën drejtuesit?

U befasuam, por kjo u ankimua edhe në rrugë ligjore nga klubi. Natyrisht nuk u aprovua. FSHF e asaj kohe, brenda natës, duke u gdhirë ditë e hënë, u mblodh dhe vendosi. Në kryesinë e federatës shumica e anëtarëve ishin përfaqësue­s të Dinamos dhe Partizanit. Ishte një skandal i papreceden­të. Mirë Tiranën, po Partizanin pse e dënuan, këtë nuk kam kuptuar kurrë?! Vendim unikal në llojin e tij për të ndërprerë suksesin e Tiranës, që ishte superiore dhe me lojtarë që mund të luanin në çdo klub europian. Natyrisht, edhe Partizani kishte lojtarë shumë të mirë në vitin 1967, ashtu si Dinamoja. Ishim aty-aty dhe rivaliteti ka qenë i madh. Edhe Shkodra, Elbasani, Vlora etj. ishin ekipe të forta. Për ne nuk ka rëndësi, sepse e dimë që e kemi fituar, por ai titull është një nder që i bëhet historikut të kampionate­ve, pasi e

meritoi Tirana në fushë.

Pas atij përjashtim­i erdhën ditë të zeza për klubet shqiptare, pasi iu mohua në vitet në vijim pjesëmarrj­a në Kupat e Europës. Si e kujtoni?

Të qëndrojmë te viti 1967, pasi UEFA nuk e pranoi Dinamon kampione. Vendimi që dha kryesia e FSHF-SË u kundërshtu­a nga UEFA, duke mos pranuar Dinamon të merrte pjesë në atë sezon në Europë, ku duhet të luante me Eintraht Brashvajgu­n. Kjo kuptohet qartë tashmë. Ndërsa historia e Tiranës për mospjesëma­rrjen në Europë në sezonin 1965-1966 ishte prej masave që mori pushteti atë periudhë ndaj ikonës së futbollit shqiptar, Skënder Halili, i cili u arrestua. Ne dolëm kampionë dhe nuk shkuam dot në Norvegji të luanim, por këtë nuk na e mohoi UEFA, po vetë federata. Nuk na lejuan të shkonim dhe duke qenë se nuk u paraqitëm, UEFA më pas dënoi klubin e Tiranës me tri edicione rresht. Dinamon nuk e pranoi UEFA dhe vendimi i FSHF-SË ishte një arsye që organi më i madh europian të mos e njihte atë kampionat.

Shpesh ish-futbollist­ë të kohës suaj, por edhe më pas, janë ankuar se pushteti i kohës favorizont­e dy ekipet e tjera të kryeqyteti­t, jo Tiranën. Ju personalis­ht çfarë keni ndier në ato vite?

Po ju jap argumente. Në vitin 1967 kam qenë pjesë e Kombëtares dhe më çuan gjashtë muaj në Burrel. Çmenduria ishte që nuk më lanë të luaja apo thjesht të stërvitesh­a për gati dy muaj. Për këtë kam dëshmitarë dhe

duhet pyetur sekretari i parë i asaj kohe. Pse nuk ju linin të stërvitesh­it?

Që të humbisja formën dhe të mos isha më në gjendje të luaja futboll. Po e le stërvitjen një ditë, të la një javë. Po e le një javë, të lë një muaj e kështu me radhë... Kemi edhe rastin e Ali Memës, që mbaroi shkollën e lartë të fizkulturë­s dhe sipas ligjeve të kohës duhet të bënte 6 muaj zbor, por e morën ushtar dhe nuk e kishin të drejtën ta bënin këtë. Është për të qeshur, sepse e morën ushtar me një motivacion sikur kishte nevojë atdheu. E kuptoni çfarë bëhej?! Ali Mema bëri 12 muaj ushtri dhe më pas 6 muaj e çuan në zbor, pasi pati protesta. Ndërsa Gëzim Kasmin e çuan në Skrapar me idenë se ka qenë i biri i një tregtari.

Bashkëkohë­sit tuaj, Iljaz Çeço dhe Farruk Sejdini, kanë thënë se Tirana varej nga Komiteti i Partisë dhe ai u kujdes enkas për klubin, siç bënte Ministria e Brendshme për Dinamon. Keni një përgjigje?

Shikoni, duhet t’i ndajmë gjërat. Ka pushtet qendror dhe lokal. Mos ngatërroni qeverinë, që në rastin konkret ishin ministria nga ku varej Dinamo dhe ana tjetër pushteti lokal, bashkia, që varej Tirana. Si mendoni ju, kush është më i fortë, pushteti qendror apo ai lokal?! Nuk kishte bashkia ndikim më të madh, por ministria. Tani më thoni mua ju, çfarë kuptimi kishte kampionati në momentin që në Shqipëri kishin të drejtë të merrnin lojtarët më të mirë vetëm dy klube: Partizani dhe Dinamo. Ato ishin si dy klube profesioni­ste për kohën.

OK, por sipas tyre, lojtarët e Tiranës shkonin

direkt mësues fizkulture, edhe pse mund të mos kishin më shumë se tetë klasë shkollë...

(Qesh) Iljazi dhe Farruku normalisht duan të mbrojnë Dinamon, por më vjen keq për bindjet që kanë. Kjo është gënjeshtër dhe abuzim. Atëherë lind pyetja: Si ndodhi që ne shkëlqyem dhe dolëm në krye? Sepse kishim tetë lojtarë me shkollë të lartë dhe ligji ishte i qartë, që ata që mbaronin universite­tin, nuk shkonin ushtarë. Këtu përfituam ne, sepse prandaj ndryshe nga çfarë pretendohe­t, te Tirana u futën thuajse të gjithë në shkollë të lartë. Kryesisht lojtarët frekuentua­n Institutin e Fizkulturë­s, ndërsa unë mbarova për histori-gjeografi. Pastaj, sa i përket ndeshjes, ata nuk mund ta mohojnë që ka qenë një çmenduri që pas një takimi krejt normal, të përjashtoh­eshin dy ekipe. Ishte një marrëzi që ka ndodhur në kurrizin e Tiranës. Budallallë­k i kohës! Unë i kam shumë miq, si Iljazin dhe Farrukun, por brezi ynë duhet t’i ndajë gjërat. Edhe brezat që erdhën pas nesh, deri tek Çim Muça, Arben Minga, Mirel Josa etj., kanë mbaruar shkollën e lartë.

Gjithsesi, ata mendojnë se u veprua sipas rregullore­ve të kohës, për më tepër që incidente të tilla nuk ndodhnin kurrë në ato vite...

Më vjen keq që ata janë ende me mendësitë e vjetra. Për mua nuk ka rëndësi nëse ia dhanë apo jo Tiranës, por të jeni të bindur që do të vijë një kohë, edhe pas 100 vjetësh ndoshta, që atë kampionat do t’ia japin, sepse e ka merituar në fushë. Politika e kohës bëri çmos që atë ekip ta ndalonte që të mos kishte më suksese. Larguan 4-5 lojtarë nga formacioni dhe na i shpërndanë, duke filluar nga Skënder Hyka, Fatmir Frashëri, Luigj Bytyçi, Ben Bukoviku etj., në kulmin e formës. Nuk ka ndodhur kurrë, të paktën 78 vjeç sa jam unë sot, që të përjashtoh­en dy ekipe njëherësh nga kampionati, në një kohë që loja përfundoi normalisht dhe rezultati u prodhua në fushë. Megjithatë, tani ka pak rëndësi, sepse atë kampionat ne e morëm, paçka se nuk donin të na e jepnin. Kjo u tregua në fushë, ku nuk pësuam asnjë humbje. Në kohën time dy herë e kanë ndryshuar sistemin e kampionati­t. Në vitin 1968 nuk është bërë fare kampionat, por u bë një formë kupe me dy takime dhe ai sezon ngeli nul. Sezoni tjetër nisi me 1968-1969 dhe nëse bën një llogari të thjeshtë, ne na kanë dëmtuar në dy kampionate, pra në 1966-1967 dhe në atë që nuk u luajt, 1967-1968. Prandaj unë them se këto janë bërë me qëllim kundër Tiranës, për të ndaluar atë ecuri fantastike që kishte. Sigurisht kishte edhe probleme të tjera të natyrës politike, por ishin të padukshme dhe që nuk mund t’i dijë as Çeço dhe as Sejdini. Pushteti i kohës donte më shumë Partizanin dhe Dinamon, kështu që kjo nuk do shumë për t’u kuptuar.

Po kur vinte puna mes Partizanit dhe Dinamos, pushteti, sipas jush, nga duhet të anonte?

Sigurisht që nuk do të dilnin të dyja kampione, një do të zgjidhte. Megjithatë, nuk mund të mohojmë që rivaliteti ekzistonte shumë mes ekipeve. Po ta shikosh ecurinë e kampionate­ve mbas vitit 1964, kupton shumë gjëra. Shikoni sa herë ka fituar Tirana, sa herë Partizani, sa herë Dinamo dhe pse?! Këtu ndodhën ndryshimet e mëdha në futboll dhe që i shfrytëzoi Tirana. Më parë kishte deri në 8 lojtarë të Tiranës, që ishin më të mirët, por luajtën për Partizanin. Si e mori Panajot Panon Partizani? Sistemet ndryshuan, ashtu si sot, që kush ka më shumë para dhe menaxhon më mirë gjërat, është fitues.

Shoku juaj i skuadrës në atë periudhë te 17 Nëntori, Pavllo Bukoviku, ka thënë se nuk ka shkuar me zor te Partizani, por sepse kishte benefite dhe i vinte rroga në shtëpi edhe pa punuar...

(Qesh) Kjo është logjike. Po sot, pse shkojnë të gjithë te Reali i Madridit?! Të flasim troç, nuk shkonin pa qejf te Partizani. Sigurisht që shkonin me dëshirë, sepse kishin kushte shumë më të mira, ky është realiteti dhe diferencim­i që bëhej në atë kohë. Nuk na merrte njeri me zor, por pas vitit 1962 doli një ligj për sportistët, që duhet të bënin ushtrinë te Partizani, Dinamo ose në rrethe, e më pas të ktheheshin në ekipin e tyre. Kishte një klauzolë, ku duhej mirëkuptim nga lojtari dhe komiteti i Partisë i rrethit, që mund të vazhdonte të luante me Partizanin apo Dinamon edhe pas ushtrisë. Mirëpo, pushtetin ata e kishin dhe lojtarët më të mirë luanin me Partizanin pa diskutim pas vitit 1965. Ka pasur edhe raste kur lojtarë nga Shkodra në vitet ‘70 bënë rezistencë, pasi ishin më të vendosur.

Keni një histori personale në këtë aspekt?

Jo, personalis­ht nuk më kanë ngacmuar. Mbarova shkollën e lartë dhe isha i federuar me Tiranën dhe nuk mund të më merrte asnjë skuadër tjetër. Nuk kisha punë, as me Partizanin dhe as me Dinamon.

Bukoviku ka thënë gjithashtu se ndihej si në shtëpi kur luante me Partizanin në rrethe, ndërsa këtë ndjesi nuk e kishte kur ishte pjesë e Tiranës...

Shikoni, ekipin e fortë dhe të mirë e luftojnë. Unë nuk kam luajtur me Partizanin, por di që kur isha te Tirana dhe shkonim në rrethe, mezi prisnin të na ndalnin. Pastaj ka pasur edhe pisllëqe sa u përket gjërave arbitrale. Ekzistonin manovra sa u përket kartonëve të verdhë. Janë gjëra që bëheshin në forma të ndryshme. Arbitrat përkrahnin ekipe të caktuara, por këto nuk janë esenciale për mua.

 ?? ?? Ish-lojtarët e Tiranës, Niko Xhaçka (majtas), Bujar Tafaj, Arben Çela dhe Pavllo Bukoviku gjatë një ceremonie në Presidencë në vitin 2018
Ish-lojtarët e Tiranës, Niko Xhaçka (majtas), Bujar Tafaj, Arben Çela dhe Pavllo Bukoviku gjatë një ceremonie në Presidencë në vitin 2018
 ?? ?? Kampionati 1966-'67. 17 Nëntori - Dinamo 3-1
Kampionati 1966-'67. 17 Nëntori - Dinamo 3-1

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania