Panorama Sport (Albania)

Tirana kampione dimri, nis arratinë e titullit

- ABDULLA DUSHKU

Tirana, nën këmbët e Florent Hasanit. Bard heblutë kanë gjetur liderin e ri të skuadrës pas ikjes së Redon Xhixhës. Me një dygolësh në "Niko Dovana", sulmuesi i krahut të djathtë u jep fitoren bardhebluv­e, falë edhe VAR-IT. Në një ndeshje ku Erzeni bëri një paraqitje fantastike, ishin nervat dhe eksperienc­a ato që vendosën takimin. Erzeni luajti mirë, por nuk ia doli të merrte qoftë edhe një pikë.

NDESHJA - Pa Deliun me kartonë dhe Xhixhën, ishte Regi Lushkja ai që zbriti në fushën e lojës, duke debutuar me bardheblut­ë. Gjithsesi, ndeshjen në pjesën e parë e ka nën kontroll Erzeni. Që në minutën e 10-të, Nonato i vjedh një top Lulajt, ecën përpara, godet, por çuditërish­t topi shkon ngjitur me shtyllën e dytë, duke humbur një gol të sigurt. 12 minuta më vonë, Ademi në një aksion personal godet në hyrje të zonës, portieri i dorëzuar, por sulmuesin e Erzenit e ndal shtylla. Në minutën e 26-të, topi i parë i Tiranës në portën kundërshta­re. Lushkja provon nga e majta e sulmit, por topi shkon mbi traun e portës. Në minutën e 30-të Patrik ka shansin për të kaluar Tiranën në avantazh, por gabon me portën bosh.

PJESA E DYTË - Rasti i parë i lojës është në minutën e 61-të. Një harkim i gjatë nga e djathta gjen Gjumsin, i cili gjuan me kokë duke mposhtur Xhikën, por sfera ndalet në shtyllë duke shpëtuar shijakasit. Në minutën e 78-të, Peposhi shkarkon të majtën e tij në hyrje të zonës, topi ndalet nga një mbrojtës i Tiranës. Nëntë minuta nga fundi i lojës vjen rasti që vendos sfidën. Hasani merr një top nga e djathta, futet në fundore, pason në qendër tek Ismajlgeci që godet menjëherë dhe jashtë. Ama Jorgji ndal lojën dhe konsultohe­t me VAR-IN. Kapiteni Krasniqi ka prekur topin me dorë. Për Jorgjin nuk ka dyshime për penallti. Dy minuta më vonë penalltinë e ekzekuton Hasani dhe nuk gabon. Erzeni sulmon për të barazuar rezultatin dhe në minutën e fundit të lojës ka mundësinë për të barazuar. Osmanllari tenton portën, teksa sheh daljen jo të studiuar të Bekajt, por gjen përgjigjen e portierit.

Po nuk ka mbaruar ende, sepse Tirana ka edhe goditjen përfundimt­are. Minuta e 5-të shtesë. Inkursion i Ismajlgeci­t nga e djathta në qendër të zonës, kapiteni i Tiranës pason në qendër te Hasani që nuk e ka të vështirë të shënojë gol me portën

bosh. Me rezultatin 0-2 mbyllet takimi mes Erzenit dhe Tiranës. Bardheblut­ë fitojnë në Durrës një ndeshje të madhe, duke çuar në katër avantazhin e pikëve me Partizanin. Erzeni nga ana tjetër mundet, por nuk është në pozitë të keqe në klasifikim.

 ?? FOTO: P. PASHOLLARI ?? Tirana duke festuar një nga golat në “Niko Dovana”
FOTO: P. PASHOLLARI Tirana duke festuar një nga golat në “Niko Dovana”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania