Panorama Sport (Albania)

Kukësi përmbys Egnatian, vulos blerja e janarit

- FERIZ FERIZAJ

Kukësi bëri një përmbysje fantastike ndaj Egna tias, duke marrë tri pikë të arta, që pavarësish­t se e mbajnë sërish në zonën e ftohtë, i japin një shtysë të madhe për vazhdimësi­në në kampionat. Fitorja 1-2 në Rrogozhinë erdhi në momentin më delikat për verilindor­ët, ndërsa nga ana tjetër, skuadra e Shpëtim Duros pësoi një shok psikologji­k. Edhe pse për shumë minuta ishte në avantazh pas golit të Fernandos me penallti, u befasua në fundin e lojës, kur pësoi dy gola të shpejtë. Fillimisht Edison Ndreca barazoi shifrat, i ndihmuar edhe nga një devijim i Malotës, ndërsa mesfushori serb, Mirza Delimedjac, i dha fitoren ekipit të Rrahman Hallaçit në ndeshjen e tij të parë me fanellën e Kukësit. Egnatia e nisi lojën me skemën 3-5-2, teksa Duro i besonte dyshes Daumena-paulauskas në sulm. Kapiteni Xhekson qëndroi një stol gjatë gjithë ndeshjes, për shkak se kishte marrë një dëmtim në stërvitje. Hallaçit i përgjigjej Duros me një mbrojtje me tre, ku si titullar ishte për herë të parë Lamçe, ndërsa në qendër të mesfushës risia krah vëllezërve Taipi ishte nigeriani Momoh.

GOLAT - Në pjesë e parë pati tri momente pikante, ku fillimisht një goditje e rrufeshme e Donald Mëllugjës nga afërsia e zonës, krijoi idenë e supergolit, por topi kaloi ngjitur me shtyllën. Më pas Kukësi reagoi pas një kundërsulm­i me protagonis­t Shqiprim Taipin dhe braziliani­n Gabriel Barbosa. Ky i fundit mposhti Sherrin, por jo Atandën, i cili bëri portierin, duke larguar me kokë një top që po shkonte në rrjetë. Në momentin më të ekuilibrua­r të ndeshjes, mbrojtësi i Kukësit, Ebert, gabon fatalisht, teksa shkakton një penallti naive pas ndërhyrjes ndaj Duamenës. Nga pika e bardhë shënoi Fernando dhe rrogozhina­sit u dukën se kishin gjithçka në dorën e tyre, por Kukësi nuk u dorëzua. Në pjesën e dytë verilindor­ët insistuan për të shkuar te goli, duke bazuar lojën te Ndreca në të majtë dhe Basha në të djathtë. Goli i barazimit nuk vonoi me Ndrecën dhe këtu ishte pika e kthesës për kuksianët, ndërsa Hallaçi aktivizoi Delimedjac dhe Berishën. Kjo dyshe i dha fitoren miqve, ku pas kombinimit mes tyre, mesfushori serb lëshoi një të djathtë të hidhur. Gjashtë minutat shtesë nuk sollën ndryshime, pavarësish­t presionit të Egnatias.

 ?? ?? Mesfushori Mirza Delimedjac duke festuar pas golit të fitores në Rrogozhinë
Mesfushori Mirza Delimedjac duke festuar pas golit të fitores në Rrogozhinë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania