Panorama Sport (Albania)

Portier nga shkolla e Milanit, vjen Luka Krosta

Blindohet katërkëndo­ri, Ali Samake drejt “divorcit”

- FATJON RUPI

Edvan Bakajt i vjen një rival i fortë për portën e Dinamos. Ai është italiani Luka Krosta, një portier që është formuar në akademinë e Milanit, klubit të madh italian. Ka qenë pjesë e skuadrave U-17 dhe U-19 të Milanit dhe më pas ka shëtitur në disa ekipe të tjera italiane, për të vazhduar në Greqi kohët e fundit dhe për të mbërritur tani edhe në futbollin shqiptar. Gazeta mëson se drejtuesit e Dinamos dhe Krosta kanë arritur akordin, por detajet e kontratës nuk janë bërë të ditura ende. Që pas shitjes së Simonit në Gjermani tek E.frankfurti, drejtuesit e Dinamos ishin vënë në kërkim të një portieri. Në fakt, alternativ­at ishin disa, por tashmë duket se ka bindur më shumë kjo e italianit 24vjeçar. Ka mundësi që ai të luajë ndeshjen e parë me skuadrën kryeqyteta­se që nesër ndaj Luzit.

KARRIERA – Pas largimit nga Milani, ku ishte pjesë e skuadrave të moshave, Krosta ka qenë pjesë e Kaljarit për dy sezone, por në secilin prej tyre ka luajtur vetëm 90 minuta. Më pas ai ka provuar të luajë në Serinë B dhe C me

skuadra të ndryshme, si Olbia, Livorno, Renate dhe Alesandria. Sezoni më i mirë për të është 2019-2020, kur ishte pjesë e Olbias në Serinë C dhe ka luajtur 1004 minuta. Sezonin e kaluar dhe këtë aktual, deri tani në janar, italiani ka luajtur për grekët e Irodotos. Në ligën e dytë greke ai është

aktivizuar 10 ndeshje sezonin e kaluar dhe 8 ndeshje sezonin aktual.

MERKATO - Me afrimin e Krostas, blutë mbyllin çështjen e portës. Më parë klubi ka siguruar edhe shërbimet e mbrojtësit Zhivanaj dhe sulmuese Ndoj dhe Gjoni. Përveç Ajazit që është ende në vëzhgim, mund të ketë ende ndonjë surprizë finale në hyrje. E megjithatë, fokusi momentalis­ht është te largimet. Veç Diogo da Silvës, që thuajse ka ikur, drejt “divorcit” po shkon edhe Ali Samake. Mbrojtësi afrikan mund të prishë kontratën, por nuk përjashtoh­et edhe opsioni i huazimit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania