Panorama Sport (Albania)

Mundi Interin në finale, Toçi: Pres debutimin në Serinë A

Sulmuesi merr trofeun e katërt me Fiorentinë­n

- KRISTI SEJATLLARI

Në moshën 20vjeçare ai ka fitu ar katër trofe në Itali, dy Kupa dhe dy Superkupa për të rinj ku gjithmonë ka qenë protagonis­t. Eljon Toçi, sulmuesi shqiptar, i cili mban edhe shiritin e kapitenit në skuadrën e të rinjve të Fiores, ka ngritur të mërkurën trofeun e Superkupës së Italisë, teksa në finale ka mposhtur të rinjtë e Interit. Toçi është pjesë e Shpresave të Shqipërisë dhe për pak ditë u thirr edhe nga Edi Reja në ekipin A, por pa arritur që të debutonte. Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, sulmuesi tregon emocionet që po kalon këto ditë dhe si është të presësh debutimin në Serinë A, që për të është ëndrra e jetës.

Eljon, një tjetër trofe si Superkupa e Italisë për të rinj, si ndiheni dy ditë pas këtij suksesi?

Finalja e Superkupës është një arritje shumë e madhe për mua, sepse është hera e dytë që arrijmë ta fitojmë dhe normal që është një tjetër trofe i shtuar në karrierën time deri tani. Ndihem shumë krenar dhe jam shumë i lumtur, por sezoni është akoma i gjatë dhe ne mund të bëjmë edhe më mirë.

Triumfi ndaj Interit dhe si kapiten i Fiorentinë­s U-19 mbi të gjitha, e bën më të veçantë?

Patjetër që kur fiton një Kupë, gjithashtu kur je edhe kapiten, merr më shumë emocion dhe më shumë fuqi në fushë. Unë mundohem të jem edhe pikë shembulli për skuadrën, dhe të jap një dorë. Të jesh kapiten në një finale dhe fitore të tillë, përgjegjës­ia është më e madhe.

Çfarë mesazhesh keni marrë dhe cili ishte më i veçanti?

Më kanë ardhur shumë mesazhe nga shumë shokë dhe njerëz që jetojnë dhe merren me futbollin, shumë mesazhe të bukura, por më i bukuri sigurisht është urimi i prindërve, ai është me i veçanti.

Po kampionati, si po shkon këtë sezon?

Kampionati po shkon mirë, jemi 3 pikë larg nga skuadra e vendit të parë, por jemi të gjithë duke punuar dhe do të vazhdojmë kështu. Fazën e parë të sezonit kam qenë pa fat sepse me kanë limituar dëmtimet dhe disa arsye të tjera që nuk më lejonin të arrija formën optimale, por tani jam më mirë dhe do të mundohem të vazhdoj kështu dhe të jem më i gatshëm për ekipin dhe kampionati­n.

Ndërkohë, t’ju pyes për shanset e kalimit në ekipin e parë të Fiorentinë­s, si është situata?

Vazhdoj të stërvitem me ekipin e parë, shkoj disa herë për të bërë stërvitje. Por varet edhe nga mungesat që kanë, sepse janë shumë lojtarë, ka shumë njerëz. Shanset janë aty, sigurisht që varet nga unë dhe nga mënyra ime e lojës, por ka edhe shumë sulmues qendrorë dhe është më e vështirë të gjesh hapësirë. Pastaj edhe hapi nga të rinjtë te skuadra e parë është me i vështirë, sepse ritmi është komplet ndryshe, por besoj që mund ta arrij.

Çfarë objektivas­h keni

këtë sezon?

Në këtë zonë shpresoj të fitoj gjithçka me skuadrën time, me të rinjtë dhe të vijë debutimi në Serinë A, e cila është ëndrra ime e jetës. Shpresoj dhe besoj fort që do ta arrij sa më shpejt.

Ju keni moshën ende për Shqipërinë U-21, por u grumbullua­t disa ditë edhe nga Edi Reja, si ishin përshtypje­t gjatë atyre ditëve?

Po, u grumbullov­a edhe nga ekipi i parë. Ka qenë një eksperienc­ë shumë e bukur, sepse më ka ndihmuar shumë. Ka lojtarë shumë të fortë dhe të gjithë kanë qenë shumë mikpritës me mua. I falënderoj dhe shpresoj të ketë shanse të tjera për t’u grumbullua­r në ekipin A. Për momentin jam fokusuar që të bëj performanc­ë sa më të mirë në U-21.

 ?? ?? Kapiteni shqiptar i Fiorentinë­s U-19, Eljon Toçi, duke ngritur lart trofeun
Kapiteni shqiptar i Fiorentinë­s U-19, Eljon Toçi, duke ngritur lart trofeun

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania