Panorama Sport (Albania)

Renditja e IFFHS, Shqipëria humb dhjetë vende gjatë 2022

-

Federata Internacio­nale e Historisë dhe Statistika­ve të Futbollit (IFFHS) ka bërë si çdo vit, po ashtu edhe për 2022shin, renditjen e kampionate­ve më të mira në botë. Kjo renditje ka nisur që prej vitit 1991 dhe është një përzierje bashkë me konfederat­at e tjera të futbollit. Ajo që bie në sy për vitin që lamë pas, është se kampionati brazilian mban vendin e parë për herë të dytë në historinë e saj, ashtu si edhe në 2021-shin. Ndërkohë, kampionati që mban vendin e dytë në këtë renditje është Premier Liga, që nuk renditet në majë që prej 2019-ës. La Liga pozicionoh­et e treta dhe fiton një vend përpara Bundesligë­s. Ndërkohë, edhe katër vendet e tjera në renditje mbahen nga kampionate që u përkasin shteteve të UEFAS. Pas ligës gjermane vjen Seria A italiane dhe pas saj mban pozitën kampionati francez me një diferencë të vogël pikësh. E shtata është Portugalia dhe më pas Holanda, ndërkohë që dy vendet e fundit për të përmbyllur dhjetë ligat më të mira për 2022-shin i mban Argjentina (e nënta) dhe Paraguai (i dhjeti).

SHQIPËRIA DHE KOSOVA

Ajo që dallon në këtë renditje është galopimi i kampionati­t kosovar dhe përmirësim­i i ndjeshëm që ai ka bërë në krahasim me vitin 2021 ku pozita që mbante ishte e 75ta, ndërkohë për vitin 2022 dhe publikimit të tabelës nga IFFHS në janar të 2023-shit, kampionati i Kosovës është ngjitur me 19 vende, duke mbajtur pozitën e 56-të, kjo edhe për faktin se skuadra e Ballkanit pati një ecuri fantastike në Europë, duke u kualifikua­r në grupet e Ligës së Konferencë­s dhe zhvilluar paraqitje dinjitoze në grupe. Sa i përket Superiores së Shqipërisë, dhjetë është numri i vendeve të humbura në renditje. Në 2021-shin kampionati shqiptar mbante vendin e 56-të në botë, ndërkohë një vit më pas renditet e 66-ta, bazuar në performanc­ën gjatë 1 janarit 2022 deri më 31 dhjetor 2022.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania