Panorama Sport (Albania)

Murinjo fik qirinjtë, 60 vite vërtet... speciale

Përveç trofeve ka dhuruar edhe gjeste e fraza historike

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Një tortë me çokol latë, dy qirinj të ver dhë dhe të kuq, dhe një shishe shampanjë. Kështu filloi dita e Zhoze Murinjos në Trigoria ku ekipi, stafi dhe drejtuesit festuan ditëlindje­n e tij të gjashtëdhj­etë. Surpriza erdhi para stërvitjes së mëngjesit, ku i gjithë klubi u mblodh në dhomat e zhveshjes për të festuar trajnerin e tyre me brohoritje dhe duartrokit­je. “Duam fjalim”, kërkesa e ekipit. “Nuk ka fjalim. Duhet të punojmë, kemi ndeshje.”, u përgjigj me buzëqeshje “Special One”, i cili më pas preu një fetë tortë për t’ia çuar Lorenzo Pelegrinit, i ulur pranë Nikolo Zaniolos. Pas seancës stërvitore edhe një dolli me punonjësit, ndërsa për të festuar më qetë, por pa teprime, takimi u shty për mbrëmjen e djeshme, me një rezervim për rreth njëzet persona në një restorant në qendër të Romës. Zhoze Murinjo mbush 60 vjeç, një moment historik i rëndësishë­m në një jetë të suksesshme. Trajneri portugez - “Special One” - është një personazh ikonë në shekullin e 21-të. Fitues kudo që ka trajnuar, por i famshëm për karakterin e tij provokues, vullkanik dhe të veçantë. Poliglot i aftë të flasë rrjedhshëm katër gjuhë, ndër vite që nga sukseset me Porton, e deri tek ai në Ligën e Konferenca­ve me Romën në 2022-shin, ka sjellë me vete dalje të bujshme, por edhe gjeste e sinjale që shpesh herë kanë goditur në shenjë. Në fund të fundit, Murinjo është “special” edhe në këtë.

IKONIK - Gjatë karrierës së tij në nivelet më të larta, Zhoze Murinjo bëri bujë në mbarë Europën për sukseset e tij, por edhe për momentet e shumta ikonike që kanë hyrë në albumin e kujtimeve të çdo tifozi futbolli, pavarësish­t nëse janë adhurues të mënyrave të portugezit apo jo. Në shkurt të vitit 2011, në La Korunja, një burrë madje tentoi ta godiste me thikë, duke goditur një pjesëtar të sigurimit që mbrojti Zhozenë. Në ecjen triumfale të Portos drejt pushtimit të Ligës së Kampionëve 2003-‘04, pas Kupës UEFA të një viti më parë, vrapimi drejt sektorit të miqve në “Old Trafford” në ndeshjen e dytë të fazës së 1/8-ave ka mbetur në kujtesën e gjithkujt. Në fakt, goli i Kostinjës në kohë shtesë i lejoi Portos të kalonte në kurriz të Mançester Junajtidit dhe Murinjo nuk ishte në gjendje të përmbante gëzimin e tij. Ndoshta aty u shenjtërua

përfundimi­sht legjenda e Zhoze Murinjos.

NOFKA DHE PRANGA Sukseset me Porton i garantuan Murinjos zbarkimin në Premierlig­ë, te Çelsi. Në qendrën stërvitore të Kobham, trajneri portugez shpiku pseudonimi­n që e shoqëron edhe sot: në konferencë­n për shtyp me blutë e quajti veten “Special One”, duke i bërë të gjithë të kuptojnë karizmën e tij. Në vitin e Tripletës me Interin, Murinjo u dha tifozëve të futbollit një nga memet më jetëgjata: gjesti i prangave drejtuar gjyqtarit Taliavento, kur Interi

mbylli me nëntë lojtarë ndeshjen kundër Sampdorias, kur që të dy lojtarët u përjashtua­n në 45 minutat e para.

PROSTITUCI­ON E 0 TITUJ

- Edhe në Itali, deklaratat e Zhoze Murinjos nuk kanë kaluar pa u vënë re, duke shënuar një epokë para dhe pas ardhjes së tij. Nga sulmet ndaj presidente­s së Romës, Rosela Sensi te ikonikja “Non sono un pirla” (Nuk jam idiot në dialektin milanez) gjatë prezantimi­t tek Interi. Asokohe portugezi u bë “zëdhënësi” i tifozërisë interiste me fraza të ndryshme duke përfshirë: “Nuk më pëlqen prostituci­oni intelektua­l” dhe “zero tituj” ndaj kundërshta­rëve të drejtpërdr­ejtë.

UJITJA E “CAMP NOU”

– Vitit 2010 megjithatë ishte një vit magjik për Zhoze Murinjon, pavarësish­t gjesteve provokuese. Fitimi i tripletës me Interin solli me vete një tjetër garë “speciale”, si ajo në kohën e Portos. Më 28 prill 2010, zikaltrit penguan synimet e Barcelonës për përmbysje në gjysmëfina­len e Ligës së Kampionëve pas një fitoreje 3-1 në ndeshjen e parë, duke humbur vetëm 1-0 në finale, pas një ndeshje të luajtur me një lojtar më pak, për shkak të kartonit të kuq të Tiago Motës. Në vërshëllim­ën e fundit pas nëntëdhjet­ë minutash bombardim futbollist­ik, vrapimi çlirimtar me një krah të ngritur drejt tifozëve zikaltër në tribunën e tyre. Një ngazëllim që bëri xhiron e botës dhe mërziti jo pak Barcelonën, që vendosi të hapë ujin për ujitjen e fushës, teksa Mou dhe lojtarët e tij festonin.

Suksesi i Champions-it me Interin ishte një nga pikët më të larta të prekura nga Murinjo në karrierën e tij. Megjithatë, momentet pas finales e fituar 2-0 kundër Bajernit të Mynihut ishin të veçantë dhe pse me lot. Fillimisht me Materacin në daljen e garazhit të “Bernabeu”-t, më pas mungesa e tij në festën në kthimin në Milano. Arsyeja? Murinjo tashmë kishte vendosur të largohej nga zikaltrit për t’u transferua­r te Reali i Madridit.

“S’JU DËGJOJ” - Ikona dhe legjenda e Interit, Murinjo mund të mos ketë favoret e shumë tifozërive të tjera të rëndësishm­e në Itali, por mbi të gjitha me ata të Juventusit dhe Milanit, ku provokimet nuk dështojnë asnjëherë, as 13 vjet pas Tripletës. Në vitin 2018, Murinjo fitoi me Juventusin në Ligën e Kampionëve dhe trajneri, i sharë dhe i fyer gjatë gjithë ndeshjes, pasi fitoi shkoi drejt e te tifozët bardhezi, duke vënë dorën në vesh e duke nxitur zemëratën e Bonuçit. Përveç gjestit të veshit, ajo që nuk i mungon kurrë Murinjos, kur përballet me Juventusin apo Milanin, është gjesti i tripletës, i bërë me tre gishta si për të kujtuar diçka që dy klubet italiane nuk kanë arritur ta bëjnë kurrë. Ai e bëri në “San Siro” në një ndeshje Milan-real Madrid 2-2, dhe e përsëriti si trajner i Junajtidi në 2018-ën në Torino. Të gjitha, natyrisht, të shoqëruara me tallje dhe ofendime të të gjitha llojeve.

LOT ME MATERACIN

Vitet e fundit Murinjo dukej se ishte bërë më i butë, ose më mirë më i mençur dhe më pak provokues. Por një luan nuk mund të qëndrojë në një kafaz për një kohë të gjatë dhe gjatë kohës së tij në Romë, “Special One” eliminoi disa gjeste nga repertori i tij. Mes një deklarate të fortë dhe një tjetër, një debat me një nga lojtarët e tij dhe disa thumbave kundrejt drejtuesve, një tjetër gjest ikonik mbërriti gjithashtu në shkurt 2022: telefoni drejtuar gjyqtarit Paireto gjatë Roma-verona, i shoqëruar me përjashtim me karton të kuq.

TELEFON PAIRETOS

 ?? ??
 ?? ?? Murinjo, me trofeun e fundit të ngritur pikërisht në Tiranë, sezonin e shkuar
Murinjo, me trofeun e fundit të ngritur pikërisht në Tiranë, sezonin e shkuar
 ?? ?? Zhoze, duke fikur dje qirinjtë
Zhoze, duke fikur dje qirinjtë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania