Panorama Sport (Albania)

Kristal Abazaj zbulon: Më kërkoi edhe Partizani

-

Kristal Abazaj është një nga afrimet e Tiranës këtë merkato dimri. Në një prononcim për emisionin "Sport News" në "News 24", ai u tregoi se përse zgjodhi bardheblut­ë dhe se gjithashtu këta të fundit kanë të gjitha shanset për t'u shpallur kampion.

XHIXHA - "Tirana me transferim­in e Xhixhës ka bërë një bingo. Mendoj që siç e thashë dhe më përpara, një hap mbrapa për të bërë tre përpara. Të ndihmoj Tiranën që ekipi të më ndihmojë mua.

PISHMANE - "Nuk mendoj se kam bërë zgjedhjen e gabuar. Nga Luftëtari tek Anderlehti nuk është pishman. Siç e thashë ka qenë një eksperienc­ë e bukur dhe do ta marrë me vete gjatë gjithë jetës".

SKUKA - "Dua t'i uroj fat Skukës. Është një djalë i ri me shumë potencial. Sa u përket shifrave, ato janë normale. I uroj fat Skukës, shifrat janë normale në një kohë që ka ardhur. Sot, siç thashë, nëse je lojtar i Kombëtares është më e thjeshtë".

KOMBËTARJA - "Malli të merr. Unë isha pjesë e listës me Italinë. E vesha fanellën dhe me Katarin. Kombëtarja aty është. Nëse bën performanc­a të mira është e hapur për të gjithë. Shqipëria ka lojtarë që luajnë në nivele të larta. Trajneri ka ardhur me frymë të re".

GJENDJA - "Kjo është diçka që i përket trajnerit. Po mundohem të marr veten pas një dëmtimi, shpresoj që më pas të shkoj me Kombëtaren".

TIRANA - "Dashuria ime me Tiranën është dashuri e hershme. Kemi qenë në të njëjtën rrugë. Kam qenë që i vogël tifoz i Tiranës. Sa i përket pritjes, çdo gjë ka qenë perfekte. Orgesin e njoh që nga koha e Kukësit kur kemi punuar bashkë".

DREJTUESIT - "Osmani e ka bërë më së miri pjesën e shefit të klubit. Presidenti­n duhet ta falënderoj se ishte gati për çdo gjë. Unë me trajnerin kam lidhje dhe jashtë fushës. Është njeri mjaft pozitiv dhe i drejtë. Unë e di afërisht si luan profesori, por unë jam gati".

TITULLAR - "Në fund është trajneri që vendos. Ne përgatitem­i të jemi gati për çdo gjë. Unë e kam bërë edhe më parë rolin e qendërsulm­uesit. Të jem i sinqertë lufta do të jetë e fortë deri në fund. Besoj se Tirana do të dalë kampione në fund. Besoj se më të rëndësishm­et janë ndeshjet me ekipet 'e vogla'. Duhet të vlerësojmë këto, sepse me të mëdhatë e ke direkt motivimin. Ata janë të dy shokët e mi. Mua më vjen mirë kushdo të shënojë. Rëndësi ka të fitojë ekipi".

OFERTAT - "Ka pasur interes nga Partizani. Por dihet se kujt i përkas unë. Unë jam profesioni­st dhe e respektoj Partizanin. Thjesht bëj detyrën".

NOSTALGJIT­Ë- "Për Luftëtarin kam nostalgji pasi kam kaluar dy vitet e mia më të mira. Aty kam marrë hapat e parë në futboll. Nuk e di se çfarë bëhet me Luftëtarin, por kam qejf t'i shikoj në elitën e futbollit shqiptar".

TIFOZËT - "Mesazhi i vetëm për tifozët e Tiranës është të mbështesin ekipin dhe në fund do t'i bëjmë të lumtur siç na bëjnë ata neve".

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania