Panorama Sport (Albania)

Sociedadi ofertë Endri Çekiçit, Konia e refuzon

- KRISTI SEJATLLARI

Duket se aventura e Endri Çekiçit në Tur qi po shkon drejt fundit, me mesfushori­n e Kombëtares që është gati për një hap të madh në karrierën e tij. Lajmi ka marrë jehonë në mediat turke, teksa e çojnë Çekiçin drejt Real Sociedadit në La Liga. Gjithashtu ato theksojnë dhe se negociatat mes palëve kanë shkuar mjaft mirë dhe zyrtarizim­i nga ana e klubit spanjoll mund të vijë në çdo çast. Por në orët e mbrëmjes së djeshme, sipas "konyayenig­un", Koniaspori ka refuzuar ofertën e parë të Sociedadit dhe pretendon një shifër më të lartë për Endrin.

INTERESIMI- Prej disa ditësh ishte përfolur për një interesim të klubit spanjoll që ka bërë edhe një ofertë për pogradecar­in, i cili është në muajt e fundit të kontratës me Koniaspori­n dhe nisur nga kjo, klubi i Superligës turke kërkon që të fitojë një shifër të mirë nga 26-vjeçari.

Teksa në Konia po ndiqnin zhvillimet në lidhje me Amir Hadziahmet­oviç, për të cilin po bisedohet me Beshiktash­in, në

NEGOCIATAT

klub ka shpërthyer një tjetër bombë transferim­i. Ka rezultuar se Real Sociedad, skuadra spanjolle e La Ligës e renditur në vendin e tretë, kërkon shërbimet e Endri Çekiçit. Është thënë se klubi spanjoll ka bërë përparim të dukshëm në negociatat e transferim­it dhe zyrtarizim­i për lojtarin e

Kombëtares mund të bëhet në çdo moment. Gjithashtu është raportuar se Koniaspor ka marrë masa për të zëvendësua­r Çekiçin me bonjakun Dino Hotiç, i cili luan në Belgjikë me Cercle Bryzh.

SHIFRA -Lajmi i Endri Çekiçit ka marrë vëmendjen në Turqi, teksa gjatë

mbrëmjes së djeshme është raportuar edhe shifra që kërkon të arkëtojë skuadra e Koniaspori­t. Pengesë për zyrtarizim­in po mbetet shifra që kërkon klubi turk, e cila është 5 milionë euro, teksa negociatat vazhdojnë. Vlera e shqiptarit, sipas "Transferma­rkt' është 4.5 milionë euro.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania