Panorama Sport (Albania)

Spektakël në Durrës, Erzeni “brazilian” parakalon Vllazninë

Shijakasit fitojnë dhe ngjiten në vendin e tretë Nonato dopietë, shkodranët shokohen që në start

- RONALD FAJA

Spektakël në Durrës, Erzeni mposht Vl lazninë me shifrat 32, duke i kaluar shkodranët me një pikë në renditje dhe duke u ngjitur në vendin e tretë. Një autogol që në fillim nga mbrojtësi Geralb Smajli dhe më pas dopieta e sulmuesit Patrik Nonato, bënë me krahë shijakasit. Erzeni shkoi i qetë në pushim, pasi shifrat 2-0 i dhanë besim absolut. Por në pjesën e dytë Esat Mala rihapi sfidën, edhe pse braziliani i shijakasve u bë sërish protagonis­t. Në minutat e fundit, Jonuzi rihap për të dytën herë rezultatin, por Erzeni arrin të ruajë avantazhin deri në fund. Vllaznia e nisi për herë të parë me Bekim Balajn në majën e sulmit, teksa Josa e mbajti në fushë për 90 minuta, por as prania e shtatlarti­t nuk e trembi mbrojtjen e shijakasve. Enk dhe Krasniqi ishin në një ditë të mirë dhe fituan shumë duele.

PJESA E PARË - Takimi nis me një marsh të lartë. Erzeni gjen golin që në minutën e dytë. Merita është e Ademit i cili vrapon shumë shpejt në krahun e djathtë dhe i shkëputet Hakajt duke iu afruar zonës. Anësori kroson në zonë dhe Zogoviç devijon pak, çka bën që topi të shkojë te këmbët e Smajlit, i cili nuk largon si duhet dhe shkakton autogol. Këtë marsh nuk e harron Vllaznia, e cila kundërpërg­jigjet katër minuta më vonë me Hoxhajn, por goditja është e lehtë dhe kontrolloh­et nga Xhika. Sulmuesi humb një shans të mirë për gol. Vllaznia ngjitet lart dhe krijon. Rasti i radhës nis me Hakajn që kroson bukur dhe Balaj ul me kokë një top shumë të mirë për Malën, që godet, por mbrojtja e Erzenit është heroike dhe devijon topin në këndore. Teksa të gjithë mendonin se ekipi i Josës do të barazonte, Erzeni dyfishon shifrat në të 31-ën. Nonato niset dhe merr një top nga mesfusha duke vrapuar drejt portës. Shehi e ndjek duke menduar se braziliani u nis në pozicion jashtë loje. Nonato bën detyrën dhe shënon. Cjapi kërkon ndihmën e VARIT që konfirmon golin si të rregullt. Vllaznia e merr seriozisht dhe kërkon të hapë sfidën. Në minutën e 40-të një top mbetet te Mala në kufijtë e zonës dhe pasi e kontrollon godet me të djathtën e mposht Xhikën, të cilit i kalon Balaj para fytyrës. Kryesori Cjapi shkon te monitori

i VAR-IT dhe sheh vetë pamjet. Më tej vendos që Balaj i zë pamjen Xhikës dhe goli cilësohet pozicion jashtë loje. Pjesa e parë mbyllet me një goditje fluturimth­i të Malës, por reagon mirë portieri i

Erzenit dhe ekipet shkojnë me shifrat 2-0.

PJESA E DYTË - Josa hedh në fushë Herald Markun dhe Krujën. Vllaznia do të rihapë sfidën në të 57-ën minutë, teksa pas një këndoreje, mbrojtja

e Erzenit nuk largon si duhet me kokë dhe topi mbetet në zonë, ku vjen Mala dhe në ajër godet me kokë duke shënuar. Lëviz Erzeni dhe nxjerr Nonaton të vetëm me kundërsulm, por goditja është për t’u harruar.

Pas disa minutave shkodranët hidhen përpara, por lënë shumë hapësira. Kapllani i futur si zëvendësue­s shërben bukur për Nonaton, i cili mposht Zogoviçin në të 75ën. Shijakasit në festë, por pak minuta më vonë do të vijë Jonuzi me një predhë tokazi nga jashtë zone dhe me ndihmën e shtyllës do të gjejë golin e dytë. Rihapet sfida sërish. Tenton me të gjitha mënyrat Vllaznia, ku Kaina ka një shans me kokë, por e nxjerr jashtë, ndërkohë Mala provon me të majtën nga larg, por nuk gjen kuadratin. Mbyllet gjithçka me fitoren 3-2 të Erzenit.

 ?? ?? Momenti kur Erzeni shënoi golin e parë FOTO: F. HAZISLLARI
Momenti kur Erzeni shënoi golin e parë FOTO: F. HAZISLLARI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania