Panorama Sport (Albania)

Haxhiu, drejt Tiranës në fundin e merkatos

- OLSI AVDIAJ

Tirana mund përforcohe­t me polivalent­in Rimal Haxhiu. 23-vjeçari mund t'u bashkohet bardhebluv­e pas eksperienc­ës që pati me Kukësin dhe Dinamon në Superiore. Vetëm pak muaj ai qëndroi te verilindor­ët, pasi kishte nënshkruar një kontratë njëvjeçare. Nga ana tjetër, kontrata u prish në janar. Lojtari është i lirë dhe drejtuesit e Tiranës janë duke negociuar me lojtarin. Mbetet për t'u parë nëse do të arrihet marrëveshj­a mes Tiranës dhe lojtarit Haxhiu. Futbollist­i 23-vjeçar, Haxhiu, e njeh mirë kampionati­n shqiptar pasi sezonin e fundit ka qenë pjesë e ekipit të Kukësit, Dinamos, teksa ka luajtur edhe me Apoloninë në Superiore. Ai mund të luajë te Tirana në të gjithë krahët, duke qenë një zëvendësue­s ideal në skuadër. Haxhiu ka qenë pothuajse rregullish­t në formacioni­n e parë duke luajtur në të gjithë krahun e djathtë të fushës, si në mbrojtje, ashtu edhe përpara në 17 ndeshje këtë sezon. Lojtari është aktivizuar edhe 1383 minuta në Superiore, pa llogaritur ndeshjet e Kupës së Shqipërisë.

MERKATO - Për Tiranën Haxhiu është lojtari i tretë që

mund të afrohet në skuadër. Deri tani te bardheblut­ë janë afruar dy lojtarë, Regi Lushkja dhe Kristal Abazaj. Dy lojtarët janë shumë të njohur në kampionati­n shqiptar ashtu si edhe Abazaj. Nga ana tjetër, Tiranës i janë larguar disa lojtarë, duke filluar nga

Realf Zhivanaj, Lukman Husein, Sherif Kallaku, Arbër Bytyqi, Vesel Limaj, Redon Xhixha, Marsel Ismajlgeci. Skuadra për momentin ka mungesa lojtarësh, pasi janë larguar shtatë lojtarë dhe janë afruar vetëm dy futbollist­ë. Dita e martë do të jetë vendimtare

për merkaton e Tiranës dhe klubin bardheblu. Skuadra kërkon një mbrojtës të djathtë dhe një sulmues. Tirana në këtë moment që flasim ka shitur dy lojtarë gjatë merkatos së janari. Bëhet fjalë për Redon Xhixhën dhe Marsel Ismajlgeci­n, të cilët u kanë sjellë

bardhebluv­e 700 mijë euro. Këtu nuk llogariten largimet e verës ku Tirana shiti tre lojtarë, Seferin, Tolin e Totren për shumën 820 mijë euro. Këtë sezon Tirana vetëm nga shitja e lojtarëve ka grumbullua­r mbi 1.5 milionë euro, plus paratë e titullit dhe Europës.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania