Panorama Sport (Albania)

Gjici: Luftojmë në dy fronte, s’kemi ekip për mbijetesë

- VLADIMIR MEMA

Fitorja e Kukësit ndaj Tiranës ka rikthyer disi qetësinë në kampin verilindor, pasi koleksionu­an fitoren e dytë radhazi brenda tri ditësh, duke iu larguar edhe vendit të fundit që mbajnë në klasifikim. Gjithsesi, rreziku i rënies është ende i pranishëm, ndaj nuk ka vend për eufori. Në lidhje me situatën që po kalojnë kuksianët, ka folur presidenti i nderit, Safet Gjici, që nëpërmjet një lidhjeje në "Skype" me emisionin "Sport News" të moderatore­s Trevisa Tufa u shpreh se "mëkatet" e kësaj gjendjeje kanë nisur në verë, me drejtuesit që bënë një merkato të dështuar. "Nuk e prisnim një sezon të tillë. Merkatoja e keqe bëri që të mos kemi rezultate në fazat e para, ndaj edhe klubi vendosi që të ketë merkato tjetër të dimrit. Tani jemi në rrugën e duhur, por edhe pas fitores me Tiranën, sërish jemi në renditje të vështirë. Stafi teknik po punon, por ne duhet të jemi me këmbë në tokë. Nuk duhet të themi që fituam me Tiranën dhe arritëm gjithçka. Ndërhyrjet që janë bërë tani në merkato duken të mira, pasi dy lojtarët e sapoafruar kanë shënuar, por duhet të presim", u shpreh fillimisht Safet Gjici, i cili nuk e fsheh zhgënjimin për situatën në të cilën ndodhet skuadra. BESIMI - Në lidhje me ecurinë e mëtejshme, Gjici ka besim se Kukësi do të ecë, edhe pse përpara kanë një rrugë të vështirë. Gjithsesi, ai thekson se pavarësish­t renditjes, Kukësi nuk ka një ekip që të luftojë për të rënë nga kategoria. "Mendoj se Kukësi ka një rrugë të vështirë, por besoj se do të ecë dhe nuk duhet të dorëzohemi asnjëherë. Kampionati është i vështirë, shumë i vështirë, shumë konkurrues. Ne nuk duhet të jemi mendjemëdh­enj, por nga ana tjetër nuk duhet të kënaqemi me pak. Le të marrim ndeshjet një nga një dhe dua të luajmë fort, pasi na pret një sfidë e fuqishme me Vllazninë, por para saj kemi edhe Kupën me Apoloninë dhe nuk duhet nënvlerësu­ar. Do të ecim në dy rrugë, kampionat dhe Kupë dhe nuk dorëzohemi. Por në pozitat që jemi fillimisht duhet të mendojmë të grumbulloj­më pikët dhe nuk kemi ekip për rënie nga kategoria", u shpreh Gjici, i cili gjithsesi vijon të shohë me optimizëm skuadrën e Kukësit, pavarësish­t momentit të vështirë që po kalon në kampionat dhe si asnjëherë më parë luftën për mbijetesë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania