Panorama Sport (Albania)

Gjata: Ishte gol me peshë, ndihemi më të fortë tani

“Kemi shanse në Kupë, tentojmë kualifikim në Kukës”

- HILMI SALIU

Pas gati 4 muajsh vuajtjeje në shtëpi, fierakët më në fund fituan. Dhe nuk mundën një ekip çfarëdo, por Flamurtari­n pretendent. Një trepikësh që nuk është se i largon nga zona e rrezikut, por jep padyshim shpresë për vazhdimin. Dhe “shpëtimtar­i” i Apolonisë ishte pikërisht: Mario Gjata. Sulmuesi gjeti të katërtin gol sezonal, por ky i fundit kishte vërtetë peshë. Këtë e pranon edhe ai, gjatë një interviste të dhënë enkas për “Panorama Sport”. 22-vjeçari evidenton se luhatjeve u ka ardhur fundi dhe tani do të nisë ngjitja në renditje. Shfaqet ambicioz edhe për Kupën e Shqipërisë, ndërsa paralajmër­on kualifikim­in në Kukës.

Ndiheni më të fortë pas asaj fitoreje me Flamurtari­n?

Sigurisht që po. Në radhë të parë na është shtuar besimi dhe së dyti, kemi moral më të lartë për të synuar rezultatin pozitiv ndaj çdo kundërshta­ri. Ishte një ndeshje shumë e rëndësishm­e për ne, për vetë faktin se duhet të merrnim vetëm pikët e plota në mënyrë që të ringrihemi shpejt në tabelën e renditjes dhe në fund të arrijmë objektivin tonë madhor.

Çfarë peshe kishte ky gol për ju?

Shumë peshë, pasi i shërbeu fitores së Apolonisë. Merita nuk është vetëm imja, pasi ia dolëm falë lojës së zhvilluar në grup. Jemi më të

bashkuar dhe më të motivuar se kurrë. Qëllimi ynë i përbashkët është të luftojmë me mish e shpirt për këtë fanellë. Festoj, ndiej dhe vlerësoj çdo herë që gjej rrjetën, por sigurisht mund të jap e të shënoj më shumë gola.

A ka Mario një objektiv personal për këtë sezon?

Unë ende nuk kam shpërthyer, që ta dini. Kjo është pasojë e dëmtimit. Nuk është asnjëherë i lehtë rikthimi në fushën e blertë.

Deri ku mund të shkojë kjo Apoloni?

Të tregohem i sinqertë, jemi ende shumë herët për të dalë në përfundime se çfarë mund të bëjmë deri në fund. Ne kemi mbyllur një fazë të parë aspak të lehtë. Për pasojë, jemi ende në zonën e ftohtë. Ama javët e fundit ka ndryshuar gjithçka. Kemi marrë rezultate shpresëdhë­nëse, si brenda ashtu dhe jashtë fushe. Ajo që di të them, është se luhatjeve u erdhi fundi.

A mendoni se faza e dytë do të jetë më e vështirë për Apoloninë?

Jemi të vetëdijshë­m që tani do të jetë faza e ndeshjeve më të vështira të kampionati­t, por unë mendoj se do t’i arrijmë ato objektiva që kemi. Përpara kemi 13 javë për të luajtur. Skuadra ka qenë gjithmonë shumë e përkushtua­r, por patjetër që rezultatet e mira sjellin edhe një gjendje më të mirë psikologji­ke. Nuk kemi rrugëzgjid­hje tjetër, përveçse të vijojmë me ritëm.

Pas dy ditësh luani në Kukës, për llogari të Kupës së Shqipërisë. Meqenëse barazimi ju mban në lojë, a do ta tentoni kualifikim­in?

Kjo është pak, por e sigurt. Ne do t’i shkojmë Kupës së Shqipërisë deri në fund, sepse nuk neglizhojm­ë asnjë ndeshje. Aq më pak ndonjë kundërshta­r. Pavarësish­t fitores së fundit në kampionat, Apolonia nuk ka kohë për të humbur e aq më pak të festojë sikur të ketë ndodhur e jashtëzako­nshmja. Rinisëm menjëherë përgatitje­t, jemi shumë të qetë psikologji­kisht përpara kësaj ndeshjeje dhe sigurisht luajmë pa asnjë presion në Kukës. Shanset për kualifikim janë 50 me 50, derisa barazuam në të parën.

 ?? ?? Mario Gjata, sulmuesi 22-vjeçar i Apolonisë
Mario Gjata, sulmuesi 22-vjeçar i Apolonisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania