Panorama Sport (Albania)

Paralajmër­on Idrizi: Kjo është kambana e fundit

- ERMAL SIKA

Në Vlorë nuk kapërdi het aspak humbja me Apoloninë. Sinan Idrizi shpërthen ndaj lojtarëve dhe stafit teknik, që sipas tij nuk e kanë kuptuar se çfarë është Flamurtari. Gjatë një prononcimi ekskluziv për "Panorama Sport", administra­tori Idrizi e cilëson pikën më kritike, humbjen në Fier. Pas këtij momenti, thotë se fjalët i kanë mbaruar, ndërsa nuk po e kupton se çfarë po ndodh realisht. Administra­tori thotë, se në futboll ka luhatje, por jo në këtë farë feje. "Ore, e kuptojnë apo jo këta... Këtu jemi në momentin kur fjalët nuk kanë më vend. Ka dy gjëra këtu... Ose unë nuk u kam shpjeguar këtyre se çfarë është Flamurtari ose këta nuk e kanë kuptuar se çfarë është Flamurtari. Unë jam në teatër tani se po përgatitem­i për koncertin e ditës së nesërme (sotme) të grupit të mirënjohur italian "Richi e Poveri", që i kam ftuar për qytetin, pasi duam ta bëjmë sa më dinamike jetën artistike dhe sportive të Vlorës dhe po më thotë Sokol Toto (drejtori i Teatrit të Vlorës), që do të marrim ne këtej se ata qafirët nuk ta dinë vlerën... Ti punon, hedh lekë, bën investim dhe... Ore unë nuk e di çfarë nuk shkon me këta djem. Në rregull, jam shumë i ndërgje-gjshëm që në futboll ka luhatje, ka kurbatura. Por duket se jemi në pikën më të keqe", shprehet fillimisht Idrizi.

ULTIMATUMI I FUNDIT

Nëse përsëritet qoftë edhe një herë të vetme, Sinan Idrizi thotë se nuk do të ketë më asnjë tolerim. Humbjen në Fier e shikon si kambanën e fundit. Mërzitja e Idrizit është aq e madhe, saqë nuk ka preferuar fare të takojë skuadrën pas asaj që ndodhi. E thotë hapur, se i kanë shëmtuar ditën dhe nuk do të tolerojë më. Ndërsa nuk do ta besojë se në Vlorë mund të kenë ardhur për të kaluar ditën. Kreu i klubit e ka të qartë ultimatumi­n kur thotë se pas kësaj, të gjithë duhet t'i bëjnë mirë llogaritë. "Ju them që një orë e më parë të kthehen ku duhet. Nuk kam pse t'i takoj. Nuk jam propagandu­es. Sa u përket masave, unë nuk jam kazermë ushtarake të ndëshkoj njerëz. Unë nuk e kuptoj këtë situatë, është e vështirë të kuptohet. Na kanë shëmtuar ditën. Të ndryshojnë sa më parë nëse janë të përgjegjsh­ëm. Ah, nëse kanë ardhur të kalojnë ditën në Vlorë dhe te Flamurtari, kjo është gjë tjetër. I paralajmër­oj të gjithë se kjo është kambana e fundit. Nuk ka më pas kësaj, t'i bëjnë mirë llogaritë!", thotë administra­tori.

OBJEKTIVI DHE MERKATOJA

Sinan Idrizi nuk ndalet. Kreu i klubit përsërit objektivin. "Kërkoj jo vetëm respektin ndaj fanellës, por edhe vendin e parë në klasifikim. Ju e patë që unë i dyti nuk dal dot, por i fundit kam dalë. I dyti dhe i fundit për mua është njësoj, tani dua të dal i pari", shprehet Idrizi. Një koment e ka edhe për merkaton, si dhe kuzhinën. "Më thonë ekspertët, se ata që kemi marrë janë superlojta­rë. Unë e kam thënë gjithmonë që nuk e di se çfarë ka bërë kuzhina, dua të shikoj gjellën. Pa e shijuar nuk flas dot... Por kjo gjella e parë ishte pa shije. Nuk pranoj të zhgënjehem­i me gjellët e tjera", përfundon Idrizi.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania