Panorama Sport (Albania)

Korrigjime me stilolaps dhe prova të qarta, ja pse u dënua Juvja

Përgjimet dhe “libri i Paratiçit”, provat dërrmuese

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Sipas Gjykatës së Apelit, ka fakte të reja që kanë mbështetur tezën e prokurorit në mbështetje të rihapjes së gjyqit të plusvalenc­ave të Juventusit. Me pak fjalë, dënimi me minus 15 pikë justifikoh­et me elementë të rinj, të shpjeguar në 36 faqe. Për më tepër, në motivimet e gjykatës shkruhej: “Është e padiskutue­shme që dokumentac­ioni i dërguar nga Prokuroria Publike e Torinos në Prokurorin­ë Federale dhe i transferua­r nga kjo e fundit në mbështetje të revokimit, nuk ishte i njohur nga Gjykata Federale në kohën e vendimit të parë (në shkallën e parë të gjykimit Juventusi dhe çdo klub doli i pafajshëm). Kjo sepse dihej që me siguri do të kishte sjellë një vendim tjetër. Pikërisht sipas dispozitav­e u arrit në përfundimi­n kategorik që: “Pasqyrat financiare të FC Juventus S.P.A. (të cilit i referohet “Consob”, organi i mbrojtjes së konsumator­it) thjesht nuk janë të besueshme”.

PSE NGA -9 NË -15? — Pse Gjykata e Apelit shkoi përtej kërkesave të Prokuroris­ë Federale, duke shkuar nga minus 9 në minus 15, sepse mori parasysh precedentë­t që kishin të bënin me ndryshime në kontabilit­et, që zgjatën për disa vite dhe me përmasa të konsiderue­shme. Për këtë arsye u pa e nevojshme të rivlerësoh­ej dënimi ndaj Juves në raport me kërkesat e prokuroris­ë së federatës”. Gjithashtu Juventusi

u dënua, sepse e kishte kryer shkeljen, të cilat përveç përgjimeve u konfirmuan edhe me prova të mëtejshme në lidhje me ndërhyrjet e fshehjes së dokumentac­ionit apo edhe manipulimi­t të faturave.

ME STILOLAPS — Konsiderat­at e gjykatave sportive

janë të qarta. Situata e fakteve në proces ka ndryshuar rrënjësish­t, sepse në procesin e parë mungonte prova e “qëllimshmë­risë”. Pra, tashmë është e provuar që Juventusi ndërhynte me qëllim te faturat për të përmirësua­r bilancet. Fakti i ri (siç është nënvizuar

në mënyrë efektive nga Zyra e Prokurorit Federal) është mungesa e ndonjë metode për vlerësimin e operacione­ve të shkëmbimit dhe, në vend të kësaj, prania e një sistemi mashtrues (të paktën në nivelin sportiv) që Gjykata Federale në fillim nuk e kishte pasur

në dispozicio­n. Në arsyetimin e vendimit thuhej gjithashtu se: “Operacione­t e fshehjes, të kryera nga disa drejtues të Juventusit, kanë arritur deri aty sa kanë ndërhyrë duke korrigjuar faturat e marra nga pala “me stilolaps” për të mos zbuluar natyrën e ndryshimit të operacioni­t.

DEFORMIM REZULTATI – Gjykata më pas pranoi argumentin e prokurorit federal kur fliste për kampionate të deformuara. Në fakt, ai shkruan në motivacion: ”...Të gjitha këto konsiderat­a çojnë në një sanksion, i cili duhet të jetë gjithashtu në përpjesëti­m me ndryshimin e pashmangsh­ëm të rezultatit sportiv, që vjen nga përpjekjet për të korrigjuar një ndryshim të tillë. Vendimi është gjithashtu proporcion­al me mosrespekt­imin e parimeve të menaxhimit korrekt, që statuti i FIGCSË imponon si klauzolë të përgjithsh­me për klubet sportive (neni 19).

LIBRI I ZI – Më pas është një listë e rrethanave më të rënda sipas gjykatës, në veçanti i famshmi “libër i zi” i Fabio Paratiçit. “Kjo përbën një element të qartë. Aq më tepër duke marrë parasysh rrethanat se qëllimi i procesit sportiv është pa dyshim që të mos nxirret përfundimi i ndonjë vepre penale me karakter kriminal. Objekt i gjykimit është vetëm shkelja e rregullave sportive. Përgjimet telefonike ose mjedisore (dhe sekuestrot e dokumentev­e) të cituara nga prokurori federal janë gjithashtu shumë domethënës­e”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania