Panorama Sport (Albania)

Kupa ndez Spanjën, luhen 3 “Klasike” në vetëm 35 ditë

- Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI

Reali i Madridit dhe Bar celona do të kishin dashur ta shmangnin njëra-tjetrën në gjysmëfina­let e Kupës së Mbretit. Por goglat nuk kanë ndarë të njëjtin mendim me gjigantët spanjollë. Në shortin e djeshëm të hedhur në "Las Rozas", goglat kanë vendosur përballë Madridin rekordmen të titujve në Spanjë dhe Barcelonën rekordmene të trofeve të Kupës së Mbretit. Por në ndryshim nga ndeshjet e deritanish­me, përballjet gjysmëfina­le do të luhen me dy takime vajtje-ardhje. Ndeshja

e vajtjes në gjysmëfina­let e Kupës së Mbretit do të luhet më 1 mars në "Santiago Bernabeu", ndërsa takimi i kthimit në Barcelonë do të luhet më 5 prill. Por këto nuk do të jenë të vetmet përballje mes Realit dhe Barcelonës në këtë sezon. Sepse ndërmjet dy gjysmëfina­leve do të luhet edhe ndeshja e fazës së dytë në La Liga në "Camp Nou". Kjo do të thotë se mes muajve mars e prill Spanja do të jetë e ndezur nga "Clasico". Reali dhe Barça do të përballen mes tyre 3 herë në harkun e 35 ditëve. Ky do të jetë një moment vendimtar për ecurinë e dy skuadrave në Kupën e

Mbretit dhe në La Liga. Kjo nuk është hera e parë që Reali dhe Barça do të luajnë tri "Klasike" në pak ditë. Në sezonin 2010-2011, dy gjigantët spanjollë u përballën tri herë mes tyre në 3 javë mes Ligës spanjolle dhe Ligës së Kampioneve. Duke komentuar shortin e Kupës së Mbretit, drejtori i Realit, Emilio Butragenjo, ka shpalosur hapur objektivin e "Los Blancos". "Kjo nuk është ndeshje hakmarrje për Superkupën. Do të jenë dy histori të reja në përballjet mes dy klubeve. Objektivi i Realit nuk ndryshon, duam finalen dhe trofeun".

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania