Bajrami, te Sasuolo për 6 milionë euro
Zëvendëson Traoren, me Silvinjon ndryshon dhe në Kombëtare
Nedim Bajrami ësh të fare pranë kal imit te skuadra e Sasuolos. Mediat italiane bëjnë me dije se klubi i Empolit ka arritur marrëveshjen për 6 milionë euro me Sasuolon për fantazistin shqiptar, i cili konsiderohet si zëvendësuesi i duhur për Hamed Traoren që ka si destinacion Premier Ligën (Bërnmuth). Gjatë orëve të fundit është raportuar se ai ka zbarkuar në Milano dhe po kryen vizitat mjekësore për të firmosur më pas me Sasuolon.
PROBLEMET
Sezonin e kaluar Nedim Bajrami luajti 35 ndeshje me Empolin, 28 prej të cilave si titullar dhe shënoi 6 gola. Menjëherë pas kësaj nisën interesimin klube të rëndësishme si Fiorentina, Lacio dhe Napoli. Futbollisti kuqezi ka spikatur për teknikë të lartë, shpejtësi dhe vizion loje të mrekullueshëm. Gjatë verës u fol edhe për një transferim të mundshëm drejt Fiorentinës, por nuk u realizua. Ndërkohë, me fillimin e sezonit të ri, kur u ndërrua trajneri i Empolit dhe vendin e Andreacolit e zuri Paolo Zaneti, gjërat u vështirësuan për shqiptarin. Empoli ndryshoi filozofi loje dhe nga një ekip që përpiqej të imponohej me lojën e bukur dhe sulmuese, u shndërrua në “italianen” klasike që më së shumti mbrohet dhe më pas kundërsulmon. Këtë sezon Bajrami ka luajtur vetëm 931 minuta me Empolin në Serinë A dhe ka shënuar 1 gol.
KOMBËTARJA
23-vjeçari i lindur në Zvicër ka luajtur 10 ndeshje me Kombëtaren shqiptare dhe konsiderohet si një ndër lojtarët që pritet të japë shumë për fanellën kuqezi në të ardhmen. Me Edi Rejën e nisi mirë fillimisht, por më pas nuk konsiderohej më titullar, edhe për shkak të zgjedhjeve që bënte ish-trajneri. Shpesh Bajrami dilte jashtë skemave ose luante jashtë pozicionit duke mos dhënë atë që pritej. Me ardhjen e Silvinjos gjërat mund të ndryshojnë, ndërkohë që transferimi te Sasuolo cilësohet si një hap i rëndësishëm për mesfushorin tonë. Së Bashku me Hysajn, Gjimshitin, Kumbullën, Ismajlin dhe Berishën, ai cilësohet si pjesë e boshtit “italian”, që mund të mbajë peshë kryesore në fushatën e ardhshme eliminatore të “Euro 2024”.*