Panorama Sport (Albania)

Barça fiton betejën, Gavi i “merr” fanellën Ksavit

Do të ndërrojë numrin në bluzë, kundër Betisit me gjashtën

- Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI

Barcelona ka fituar betejën e saj të parë me Ligën spanjolle, teksa ka mundur të federojë në ditën e fundit të merkatos së janarit mesfushori­n Gavi. Prej kohësh Barça dhe La Liga ishin vënë përballë tyre me institucio­nin drejtues të futbollit profesioni­st në Spanjë, që kishte refuzuar federimin e Gavit si pjesë e skuadrës së parë, si dhe refuzimin për të pranuar kontratat e reja të Markos Alonsos dhe Ronald Arauhos. Gavi ishte prioritet absolut për Barçën, duke ndier rrezikun se në fund të sezonit, lojtari që kishte një klauzolë 1 miliard euro mund të largohej me parametra zero. Për të fituar betejën e saj me La Ligën, Barça i është falur

një gjykate në Barcelonë që i ka dhënë të drejtë klubit katalanas dhe ka urdhëruar La Ligën që të pranojë kontratën e re të Gavit, i cili duke nisur nga ndeshja e sotme me Betisin do të jetë i federuar me ekipin e parë. Gjyqtari tregtar numër 10 i Barcelonës vendosi në favor të Barçës, pasi klubi i drejtuar nga Laporta iu drejtua drejtësisë të premten e kaluar për të mundësuar regjistrim­in e lojtarit të tyre, pasi La Liga kishte refuzuar

të pranonte kontratën e re të mesfushori­t, duke qenë se ata do të anashkalon­in “Fair Play”-in Financiar.

– Barcelona, jo vetëm ka mundur të federojë Gavin, por klubi katalanas ka zbuluar dhe fanellën e re që do të mbajë ylli i saj. Deri më tani, Gavi kishte mbajtur fanellën me numrin 20. Por duke nisur që nga takimi i prapambetu­r i javës së 16-të në La Liga, sonte në mbrëmje

FANELLA E KSAVIT

kundër Betisit ai do të veshë fanellën me numrin 6. Në këtë mënyrë ai ka trashëguar fanellën ikonë, të cilën dikur e mbante veshur, ai që është sot trajneri i Barcelonës, Ksavi Hernandez.

– Regjistrim­i i kontratës së re të Gavit është vetëm raundi i parë i betejës mes Barcelonës dhe La Ligës. La Liga e ka zyrtarizua­r në faqen e saj federimin e Gavit si pjesë të skuadrës së parë të Barcelonës,

BETEJA VAZHDON

duke iu referuar kontratës së re të tij me klubin katalanas deri në vitin 2026. Por siç bëjnë me dije mediat spanjolle, La Liga do ta apelojë vendimin e gjykatës në lidhje me mesfushori­n e katalanasv­e. Paralelish­t me këtë, La Liga dhe Barça vijojnë përplasjet edhe për kontratat e reja të Markos Alonsos (2024) dhe Ronald Arauhos (2026), me institucio­nin e Tebasit që refuzon regjistrim­in e kontratave të reja të tyre.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania