Panorama Sport (Albania)

Partizani “prish” boshtin, shet edhe Arinaldo Rrapajn

Klauzola i dorëzon, “demat”marrin 250 mijë euro

- DENIS LALA

Eneo Bitri në mbro jtje, Arinaldo Rra paj në mesfushë dhe Xhuliano Skuka në sulm. Partizani arkëton rreth 2 milionë euro, por ama “prish” boshtin e skuadrës që në janar. Dje në fundin e merkatos, nga klubi i kuq u konfirmua një tjetër shitje, pikërisht ajo e mesfushori­t vlonjat, që bën një hap të madh në karrierën e tij. Siç gazeta e ka raportuar kohë më parë, mesfushori po vëzhgohej prej disa muajsh nga klubet e Valerengës në Norvegji dhe ai i Ludogorets në Bullgari. Kanë qenë pikërisht këta të fundit, që kanë operuar më shpejt dhe që janë bindur më shumë për të transferua­r një nga talentet më të mirë të Kategorisë Superiore në tri sezonet e fundit. Marrëveshj­a është kryer dhe Rrapaj do të udhëtojë së shpejti drejt Bullgarisë për vizitat mjekësore.

PRAPASKENA­T – Klubi i Partizanit, pas largimeve të Skukës dhe Bitrit, pati vendosur për të mos bërë më shitje, edhe në rast se do të vinte një ofertë e mirë për Rrapajn. Gjithsesi, ashtu si me mbrojtësin beratas, edhe në këtë rast ka qenë një klauzolë, që i ka bërë të kuqtë të ngrenë duart lart dhe të shohin teksa i largohet një tjetër “yll” i ekipit. “Panorama Sport” mëson se Rrapaj ka pasur një klauzolë shitjeje prej 250 mijë eurosh në rast se vjen një ofertë nga një klub i huaj. Pas një sezoni e gjysmë si titullar me fanellën e kuqe, më në fund ai ka arritur të ngjallë interes nga disa klube. “Panorama Sport” mëson se në sfidën e fundit ndaj Egnatias, përfaqësue­s të Ludogorets

kanë qenë të pranishëm në stadium për ta ndjekur nga afër. Fati e deshi që Rrapaj të ishte në një nga ditët e tij më të mira në atë ndeshje dhe të bindte plotësisht bullgarët për ta blerë. Para dy ditësh ata kanë trokitur në derën e Partizanit dhe i kanë bërë me dije se janë gati të paguajnë klauzolën prej 250 mijë eurosh, ndërkohë që marrëveshj­a me lojtarin është gati dhe mungon vetëm firma. Aktualisht Partizani ësh

të në pritje që shuma e dakordësua­r të derdhet në bankë, përpara se t’i japë lejen e kalimit Rrapajt.

LAMTUMIRA – Ditën e djeshme vlonjati është prezantuar për herë të fundit në kampin stërvitor të Partizanit. Ai ka ardhur në të njëjtën orë me lojtarët e tjerë, por ndryshe nga shokët, 21-vjeçari nuk është stërvitur. Ai është paraqitur për të marrë sendet e tij personale dhe për të plotësuar një pjesë të dokumentac­ionit. Me ikjen e tij, Partizani humbet shumë forcë, dinamikë, krijimtari dhe shpejtësi në skuadër. Siç dihet, Rrapaj ka dalë nga akademia e Flamurtari­t, para se të luante për Skënderbeu­n, teksa më pas trajneri Ilir Daja e mori te Partizani në fillim të sezonit të shkuar. Ari, siç e thërrisnin te “demat”, i ngjiti shpejt hapat e karrierës në futbollin shqiptar dhe ishte pikërisht ky momenti për të bërë një tjetër hap akoma më të madh.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania