Panorama Sport (Albania)

Goditje në minutat finale, “demat” marrin Selmanin

Tetovari shkëlqeu vjet me fanellën e Renovës

- DENIS LALA

Me largimin e Xhu liano Skukës te Metzi në Francë vetëm 8 ditë nga mbyllja e merkatos, Partizani u vu shpejt në lëvizje për të plotësuar në kohë rekord sulmin e skuadrës, në mënyrë që të jenë në gjendje të vazhdojnë luftën për titullin kampion. Ditën e djeshme të kuqtë kanë qenë në negociata deri në orët e fundit dhe kanë arritur të finalizojn­ë marrëveshj­en me Remzifaik Selmanin, një nga sulmuesit më të mirë në Maqedoninë e Veriut në sezonin e kaluar. “Panorama Sport” mëson ekskluzivi­sht se vetëm pak minuta para se të mbyllej sistemi i FIFA-S, “demat” kanë arritur të federojnë 25-vjeçarin, i cili vjen si lojtar i lirë. Tetovari në sezonin e kaluar shënoi plot 15 gola në kampionati­n maqedonas me fanellën e Renovës. Kjo ishte edhe statistika më e mirë në karrierën e tij si profesioni­st. Në verë ai u transferua në Hungari te klubi i Mezokovezd. Por aventura hungareze nuk shkoi siç pritej. Ai nuk shënoi asnjë gol dhe u aktivizua shumë pak, çka solli edhe divorcin mes palëve. Me ardhjen te Partizani, Selmani

bëhet menjëherë në një kandidatur­ë kryesore për ofensivën, teksa bonusi i tij është fakti se mund të luajë në të tria pozicionet e sulmit. 25vjeçari me shumë mundësi do të jetë partner me Mbanë dhe Carën në sulm, megjithëse trajneri Kolela bën shpesh ndryshime në formacion dhe nuk jep idenë e një rreshtimi fiks. Tetovari njihet për gjakftohtë­sinë e tij në finalizim, teksa do t’i shtojë mjaft shpejtësi ofensivës së të kuqve. Në orët në vijim Partizani pritet të zyrtarizoj­ë marrëveshj­en me Selmanin, teksa pas ndeshjes së sotme ai pritet të nisë stërvitjen me klubin e kuq, për të arritur të jetë gati për ndeshjen e së hënës ndaj Laçit, shumë e rëndësishm­e për shkak të situatës ku ndodhen “demat”. Selmani ka arritur të shënojë 42 gola dhe ka dhuruar 20 asiste në karrierën e tij si profesioni­st.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania