Panorama Sport (Albania)

Rimal Haxhiu: Erdha për titullin te Tirana

- OLSI AVDIAJ ALBAN ALUSHI

Tashmë është zyrtare. Ish-futbollist­i i Kukësit, Rimal Haxhiu, është veshur bardheblu. Ka qenë klubi i Tiranës, që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ka postuar një video ku shfaqet mesfushori me fanellën e 26 herë kampionëve të Shqipërisë. Me klubin verilindor 23-vjeçari është aktivizuar në 17 ndeshje në Kategorinë Superiore. Vetë lojtari në një prononcim për "Panorama Sport" pranoi se është i lumtur për këtë transferim të tij te skuadra kampione e Shqipërisë. "Është kënaqësi që të luash për ekipin kampion të Shqipërisë. Jam shumë i lumtur që jam pjesë e ekipit. Shpresoj që të bëj mirë dhe gjërat të shkojnë siç duhet dhe siç i mendoj. Po kështu, dua të vazhdojmë të jemi në vendin e parë dhe të fitojmë titullin edhe këtë sezon. Ky është qëllimi ynë, që të fitohet titulli. Më pas mund të flasim për Kupën dhe Europën, duke ecur sa më larg", tha në fillim Haxhiu. Haxhiu nuk foli për sa i përket fundit të marrëveshj­es me Kukësin, teksa pranoi se kërkon të fitojë titullin me Tiranën. "Nuk dua të flas për të kaluarën. E kam lënë pas krahëve", vazhdoi më tej futbollist­i më i ri i Tiranës. Nga ana tjetër, Rimali foli edhe për stilin e lojës së Tiranës, që sipas tij është i mirë. "E kam ndjekur Tiranën si skuadër, e kam pasur edhe si kundërshta­re. Dua të përshtatem sa më shpejt me grupin dhe të jem sa më shpejt edhe në fushën e lojës", pranoi ai.

Haxhiu zbuloi edhe pozicionin e preferuar të tij në fushë, duke treguar se është një lojtar polivalent. Fatmirësis­ht unë luaj në të dy krahët e sulmit dhe në krahun e djathtë të mbrojtës. Ama do të luaj ku do ta shohë të arsyeshme trajneri. Sa për njohjen në skuadër, thjesht i njoh nga larg, por them se më kanë pritur shumë mirë", mbylli Rimal Haxhiu. Ky i fundit është një futbollist që mund të japë kontribut në pozicione të ndryshme në fushë dhe Tirana ka nevojë për një lojtar të tillë, sidomos pas dëmtimit të rëndë të Kristal Abazajt që në ndeshjen e dytë me bardheblut­ë. Abazaj pritet të mungojë afro 1 muaj. Me afrimin e Haxhiut, krahu i djathtë duket i kompletuar te kampionët.

Skuadra verdhejesh­ile ka mbyllur përgatitje­t në kuadrin e ndeshjes së sotme me Tiranën. Seanca e fundit stërvitore është zhvilluar dje në mesditë në stadiumin "Roza Haxhiu". Menjëherë pas procesit stërvitor, trajneri Klevis Dalipi në një intervistë enkas për gazetën "Panorama Sport" foli për merkaton e dimrit, situatën pas saj dhe ndeshjen e kthimit me Tiranën.

Profesor, a jeni i kënaqur me merkaton e dimrit?

Unë mendoj që në kohë rekord, në kushte shumë të vështira, në rrethana që lojtarët janë me kontratë, kemi bërë më të mirën e mundshme. Duke ditur që duhet të jemi të kujdesshëm në kohë dhe në harxhimin e financave. Pra, duke i marrë parasysh të gjitha këto, unë mendoj se kemi afruar lojtarët më të mirë për momentin. Edhe nga kushtet, nga mundësitë që na janë afruar.

Klubi konfirmoi edhe afrimin e Ali Samake, një afrim i rëndësishë­m?

Patjetër që ai është një vlerë e shtuar. Dua të falënderoj edhe presidenti­n, sepse ai mund të shkonte edhe në një skuadër tjetër. Por që ai të vijë këtu na e bëri të mundur presidenti i Dinamos. Për ne është vlerë e shtuar si lojtar, por

duhet ta tregojë këtë në fushë. Risitë ose këta lojtarë të rinj që kanë ardhur, do të jenë shumë të vlefshëm nëse bëjnë të pamundurën, për të dhënë maksimumin e tyre për t'i shërbyer skuadrës së Lushnjës dhe jo vetëm individit, personit që po vjen këtu te Lushnja.

Zdrava dhe Llacja do të jenë pjesën e Lushnjës?

Ne kishim shumë mundësi të afronim lojtarë të tjerë. Më kanë ardhur pafund lojtarë që donin të na bashkohesh­in. Por unë nuk mund të bëj prova me lojtarë. Ndërsa këta lojtarë që kanë ardhur, unë i njoh të gjithë dhe nuk mund të bëja prova. Sigurisht, në rrethana të tilla më mirë i hap vendin një lushnjari, sikurse është rasti i Zdravës, për të qenë pjesë e skuadrës. Këta e kuptojnë më mirë sesa një i huaj që vjen nga jashtë se në çfarë rrethanash dhe kushtesh ndodhemi ne në këta katër muaj. Kështu që unë me shumë dëshirë pranova meqë mbeti një vend bosh. Është edhe fati i tij. Edhe Llaci po kështu, të paktën janë shqiptarë. I vetmi i huaj që ka ardhur është Ali Samake nga Dinamo. Të tjerët janë të gjithë vendës, të cilët do të më kuptojnë mua që flas shqip. Të kuptojnë qëllimin e situatës. Tani merkatoja u mbyll. Radha është e ndeshjeve. Sigurisht që do të mendojmë për të gjitha ndeshjet një nga një.

Diçka për sfidën me Tiranën?

Do të bëjmë disa ndryshime. Sigurisht për të parë dhe për t'u dhënë mundësi edhe atyre që nuk kanë luajtur. Por edhe që të jemi sa më të freskët në ndeshjen e ardhshme me Burrelin. Megjithatë, edhe në këtë ndeshje të kthimit të Kupës këta futbollist­ë që po aktivizohe­n tani duhet të paraqiten në mënyrën e tyre më të mirë, edhe pse luajnë ndeshjen e kthimit me Tiranën.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania