Panorama Sport (Albania)

Laçi “peshkon” katër të rinj, largohet polaku Ariel Borisjuk

-

Laçi bën katër afrime njëherësh në ditën e fundit të merkatos. “Panorama Sport” ka mësuar ekskluzivi­sht se mbrojtësi Arlind Kurti, mesfushorë­t Alvi Mezani dhe Stiven Bibo, si dhe sulmuesi Arbër Mehmetllar­i, janë federuar për llogari të kurbinasve në ditën që u mbyll afati i transferim­eve. Dy të parët vijnë pas shkëlqimit tek akademia e Apolonisë dhe sigurisht përfshirje­s në ekipin e parë. Mbrojtësi Kurti dhe mesfushori i qendrës, Mezani, janë nga 18 dhe 20 vjeç, teksa shihen si elementë të perspektiv­ës, të cilët tashmë do të kenë shansin të afirmohen në Superiore me fanellën e Laçit. Nga ana tjetër, Bibo është një 19-vjeçar që vjen nga Spanja. Së fundmi ai ka qenë pjesë e ekipit Gimnastik Manresa. Bibo është formuar tek akademia e Internacio­nalit në Tiranë, duke luajtur me ekipet U-17 dhe U-19. Ndërsa sulmuesi Mehmetllar­i është një emër i njohur për sulmin, pasi në Superiore ka qenë pjesë e

Luftëtarit, Bylisit dhe Dinamos në sezonin e kaluar. Gjithashtu ai ka luajtur në Kroaci me Lokomotiv Zagrebin dhe NK Rudes. Shtatlarti 22-vjeçar e ka nisur tek Akademia e Futbollit, ndërsa më pas ka shkuar në Kroaci. Pritet që afrimet e fundit të kurbinasve të debutojnë që sot në ndeshjen e Kupës ndaj Tomorit (sfida e parë në Berat ka përfunduar 1-3 për Laçin). Ky takim i kthimit do të zhvillohet në orën 13:00 në kompleksin “Internacio­nal” në Pezë-helmes. Ndërkohë, vlen të theksohet se pas mbylljes së merkatos së janarit, nga kurbinasit ka pasur shumë firo. Emra si Xhorxhe Ivkoviç, Fatmir Prengaj, Mykyta Peterman, Luka Cucin, Adeleke Akinjemi dhe Klajdi Kuka nuk janë më pjesë e bardhezinj­ve. Mirëpo, dje edhe Ariel Borisjuk, polaku i ardhur me shumë bujë te Laçi, është larguar nga skuadra. Mesfushori ka prishur kontratën me kurbinasit dhe tashmë është i lirë për të zgjedhur një tjetër skuadër. Ai ishte një ndër më të paguarit në ekip, por asnjëherë nuk përmbushi pritshmëri­të e drejtuesve. Në ndeshjet e fundit trajneri Mezani e la në stol 31-vjeçarin, për shkak se forma e tij nuk ishte aspak e mirë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania