Panorama Sport (Albania)

Merkato, Vllaznia iu fal Balajt

Rikthimi i sulmuesit shkodran pas 13 vitesh, afrimi i vetëm i klubit në janar Vijon “lufta e ftohtë” me Ante Aralicën, por as çështja e Kristjan Vulajt nuk po zgjidhet

- ADMIR URUÇI

Vllaznia ka mbyllur merkaton e dimrit vetëm me një afrim, atë të sulmuesit Bekim Balaj, i cili u rikthye në Shkodër pas 12 vitesh e shtatë muajsh karrierë jashtë Shqipërisë. Një afrim i bujshëm, jo vetëm nga emri i lojtarit, por edhe nga kontrata që do të përfitojë shkodrani në tri vite, duke e bërë atë më të paguarin e kampionati­t shqiptar (12 mijë euro në muaj). Mirëpo, drejtuesit që bënë një afrim të tillë, duket se kishin planifikua­r edhe të tjera lëvizje, pikërisht atë të prishjes së kontratës me sulmuesin kroat, Ante Aralica, por edhe një zgjidhjeje të çështjes së fantazisti­t

Kristjan Vulaj, për të cilin opsioni i huazimit ishte në lojë. Shpenzimet për këta lojtarë do të bënin të mundur edhe zbutjen e shumës që do të paguhej për Balën. Megjithatë, në mbyllje të merkatos drejtuesit e klubit nuk kanë gjetur

gjuhën e përbashkët me Aralicën dhe Vulajn. “Panorama Sport” mëson se dy lojtarët nuk kanë pranuar zgjidhjen e kontratës me një marrëveshj­e që klubi iu ka ofruar për dëmshpërbl­imin. Për këtë arsye do të vijojnë që të jenë pjesë e ekipit, por ama me ndryshimin që Aralica prej javësh nuk grumbulloh­et nga Josa, ndërsa Vulaj vijon të jetë në stol pa marrë asnjë minutë. Mësohet se lojtarët do të vijojnë stërvitjet me skuadrën dhe do të marrin pagat e nënshkruar­a në kontratë deri në fund të sezonit. Nëse kroatit i skadon marrëveshj­a në muajin maj, e kundërta ndodh me Vulajn, i cili ka kontratë edhe për dy vite të tjera. Dy lojtarët mësohet se paguhen nga 6 dhe 5 mijë euro në muaj, duke kapur rrogën e Balajt, prandaj largimi i tyre do të ulë kostot, për më tepër që trajneri nuk i ka në plane për pjesën e mbetur.

GOLAT

Fjoart Jonuzi është lojtari i momentit te Vllaznia. Katër gola në pesë ndeshjet e fundit e kanë kthyer atë në bomber. Mesfushori kuksian e nisi vitin 2023 aty ku e la 2022shin. Shënoj në takimin përmbyllës ndaj Teutës në Shkodër dhe e vijoj me katër gola në këtë vit. Ai arriti t’i shënoj Partizanit, duke i hapur rrugë fitores 1-2 të Vllaznisë në transfertë. Më pas i shënoj Bylisit në Kupë, për të vijuar në kampionat ndaj Laçit. Nuk arriti të shënojë në ndeshjen e kampionati­t në Ballsh, ku Vllaznia humbi 0-1, por gjeti sërish golin ndaj Erzenit, pavarësish­t se këtë herë shkodranët pësuan disfatë në shifrat 3-2. Jonuzi është në kuotën e katër golave në kampionat, duke barazuar një tjetër mesfushor, Herald Markun. Tashmë kuksiani është vetëm një gol larg golashënue­sit më të mirë të Vllaznisë deri në këto momente, Ardit Hoxhaj. Kuqeblutë luajnë nesër ndaj Bylisit ndeshjen e kthimit për Kupë, ku do të kërkojnë të menaxhojnë më së miri fitoren 0-2 në Ballsh.

 ?? ?? Trajneri Mirel Josa duke diskutuar me Bekim Balajn në stërvitje
Trajneri Mirel Josa duke diskutuar me Bekim Balajn në stërvitje

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania