Panorama Sport (Albania)

Fierakët, gati për surprizën

- HILMI SALIU

Ngjeshja e kalendarit, veçanërish­t me planifikim­in në mesjavë të ndeshjeve të Kupës së Shqipërisë, ka bërë që Apolonia të mos e ndërpresë për asnjë ditë stërvitjen e saj intensive. Viti i ri ka nisur vrullshëm për bardhejesh­ilët, qoftë me përgatitje­t e përditshme, po dhe më kryesorja në rezultatet e para të marra. Këto të fundit kanë qenë një shtysë e madhe që djemtë e rinj fierakë të stërviten ditë pas dite dhe orar pa orar si në aspektin fizik ashtu dhe në atë taktik. Kështu që, klubi fierak duket se ka vendosur që lojtarët të qëndrojnë të grumbullua­r dhe të përgatiten maksimalis­ht, pasi ditën e sotme do të luhet ndeshja e dytë me Kukësin. Ekzaktësis­ht është ndeshja e kthimit të Kupës së Shqipërisë, ku takimi i parë në "Loni Papuçiu" përfundoi me rezultatin e bardhë 0-0. Ndërkohë që sfida e kthimit do të luhet ditën e sotme në orën 13:00 në "Kukës Arena". Fierakët shkojnë për një përfaqësim sa më dinjitoz në Kupën e Shqipërisë, duke qenë se morali dhe besimi i tyre është shtuar ndjeshëm, fill pas fitores minimale përballë Flamurtari­t në kampionat. Trepikësh i artë dhe me shumë vlerë që kthen në lojë Apoloninë për objektivin e saj madhor dhe ul disi me këmbë në tokë kundërshta­rët. Nga ana tjetër tri ndeshje pa pësuar gol, si asnjëherë tjetër këtë sezon, përfshirë edhe miqësoren e parë dhe të vetme me Orikun. Ama barazimi i marrë me Kukësin dhe fitorja minimale ndaj vlonjatëve janë sinjale të qarta që tregojnë se Apolonia e vitit të ri nuk do të dorëzohet kurrë, por do të rigjejë formën e saj të dëshiruar. Pavarësish­t ndeshjes së dytë me Kukësin, triumfi në kampionat i ka dhënë frymëmarrj­e dhe qetësi skuadrës së Veljko Dovedan. Apolonia në këtë fazë të dytë do të luajë më shumë takime në shtëpi se në transfertë, prandaj kujtojmë se sfida e radhës në kampionat është po në "Loni Papuçiu", këtë herë përballë Korabit të vendit të dytë. Ardhja e trajnerit boshnjak Veljko Dovedan, jo vetëm që ka rritur adrenalinë­n dhe ka kthyer besimin në kampin fierak, por që skuadra ka një disiplinë të lartë si në fushën e stërvitjes ashtu edhe jashtë saj, duke u ndier edhe dora e trajnerit që kampionati­n shqiptar e njeh mjaft mirë, që nga lojtarët, tek ekipet pjesëmarrë­se e në fund te mentalitet­i i tyre.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania