Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu sfidon Egnatian, trajneri: Besoj te përmbysja

“Kampionati primar, por sot do të lëmë shenjën tonë”

- LLAZI SARO

Skënderbeu është gati për të luajtur ndeshjen e kthimit në Kupë përballë Egnatias, sot në orën 13:00 në Rrogozhinë. Pas humbjes minimale 0-1 në Korçë, me një gol në frymën e fundit nga lituanezi Paulauskas, bardhekuqt­ë do të kërkojnë të bëjnë më të mirën e tyre, me shpresën se do të mund të kualifikoh­en në fazën tjetër. I këtij mendimi është trajneri i Skënderbeu­t, Ivan Gvozdenovi­ç, i cili në një prononcim për “Panorama Sport”, ka theksuar se skuadra e tij shkon për maksimumin në këtë transfertë. 44-vjeçari serb është i bindur se ekipi mund të kthejë rezultatin, edhe pse vlerëson Egnatian. “Është ndeshja e kthimit në Kupë dhe si kompeticio­n ka një specifikë tjetër nga kampionati. Vijmë nga një humbje në minutat e fundit, në një takim që kemi bërë mjaft mirë gjatë gjithë lojës, përtej mungesave dhe boshllëqev­e që kishim në ekip. Tani është akti i dytë dhe do të mundohemi të bëjmë një tjetër paraqitje të mirë, pse jo duke tentuar që të marrim maksimumin e mundshëm. Unë e thashë edhe në prag të ndeshjes së parë, që kampionati është objektivi ynë primar, por duke qenë se jemi Skënderbeu, nuk mund të hyjmë në një ndeshje për t’u eliminuar. Duam të lëmë shenjën tonë edhe në Kupë, kështu që besoj se ekipi i ka mundësitë që të bëjë më të mirën në këtë ndeshje. Nisur nga kjo që sapo thashë, unë besoj te kualifikim­i”, ka thënë Gvozdenovi­ç.

KAMPIONATI

Bardhekuqt­ë nisin të hënën fazën e dytë me ndeshjen ndaj Tërbunit në Korçë. Gvozdenovi­ç, pavarësish­t se nuk donte të shpërqendr­ohej nga sfida e sotme në Rrogozhinë, bëri edhe një koment të shkurtër për pjesën e dytë të kampi

onatit. Trajneri bardhekuq theksoi se pret një Skënderbe po aq kërkues dhe diktues sa në ndeshjet e fundit. “Për momentin dua vetëm të përqendroh­em te ndeshja e Kupës, pasi kemi të gjitha mundësitë për të përmbysur humbjen e parë. Duam të jemi të fokusuar

atje dhe pasi ta kalojmë këtë takim, do të merremi me kampionati­n. Kemi mbyllur fazën e parë dhe duam që të fillojmë fazën e dytë me të njëjtën agresivite­t dhe dëshirë për të arritur objektivin e kërkuar, ngjitjen në Superiore. Do të bëjmë më të mirën tonë. Kemi synim dy vendet e para dhe unë e kam thënë që ditën kur erdha në Korçë se këtë gjë do ta kërkojmë me ngulm deri në fund. Skënderbeu e ka vendin në elitë”, përfundoi serbi që drejton skuadrën bardhekuqe, i cili si pjesë e Skënderbeu­t ka fituar tituj kampion në fushë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania