Panorama Sport (Albania)

Dinamo s’dorëzohet, tenton kualifikim­in në Fushë-krujë

Blutë e Dedes do ta provojnë ndaj Kastriotit

-

Ajo humbje 1-3 në ndeshjen e parë në “Selman Stërmasi” lë vend për pak shpresë, por Dinamo do të tentojë përmbysjen sot në Fushë-krujë. Blutë do të luajnë shanset e tyre ndaj Kastriotit, të cilin e dominuan me lojë dy javë më parë, por u ndëshkuan nga gabimet e tyre. Janë pikërisht loja dhe rastet që Dinamo krijoi në sfidën e parë që e bëjnë skuadrën kryeqyteta­se të zbresë me besim në fushë. Ndaj krutanëve duhen së pari fitoret 2-0 ose 3-1 për të çuar sfidën në kohën shtesë, ose triumf më të thellë për kualifikim­in direkt në çerekfinal­e. Edhe pse objektivi kryesor i Dinamos është kampionati, Kupa e Shqipërisë nuk do të nënvlerëso­het aspak. “Do të luajmë futboll”, - është shprehur dje një nga drejtuesit e Dinamos, pa dashur të thotë më shumë. Trajneri Nevil Dede pritet të hedhë në fushë formacioni­n më të mirë sot ndaj Kastriotit. Në futboll gjithçka mund të ndodhë dhe blutë do t’ia bëjnë shërbimin ndeshjes së sotme. Ashtu siç episodet i ndëshkuan në ndeshjen e parë, sot mund t’i favorizojn­ë, por në kampin dinamovit e kanë të qartë se duhet të japin gjithçka dhe të gabojnë sa më pak. Stafi teknik nuk do të kursejë askënd, sepse ndeshja e kampionati­t me Orikun luhet ditën e hënë dhe ka kohë për rikuperim. Nëse blutë bëjnë ndonjë mrekulli sot në Fushë-krujë, në çerekfinal­e i pret derbi me Tiranën, që do të ishte edhe një sfidë prestigji për ta. Ndërkohë, në fundin e merkatos klubi blu ka bërë dy lëvizje në dalje, teksa Ali Samake është huazuar te Lushnja, ndërsa Arb Shala në Kosovë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania