Panorama Sport (Albania)

Besa, Perja i trembet fazës së dytë: Ka nisur “fushata”

Kapiteni pajtohet me këshillat e trajnerit: Duhet të administro­jmë nervat

-

Skerdian Perja “shfryn” ndaj gjykimit. Kapiteni shpreh habi për golin e anuluar dhe penalltinë e padhënë, që mund t’i largonte me pikë nga Burreli. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, ai shpreh një lloj frike për fazën e dytë, ndërsa kujton se tani nis edhe... fushata. “Nuk janë të largëta dënimet që Besa ka marrë për sjelljen e tifozëve, madje të përsëritur­a për 2-3 bidonë ujë të hedhur në fushë. Në stadiumet e tjetra, ndërkohë, kanë ndodhur shumë e më shumë shkelje. Jemi ndeshur me shumë padrejtësi të tjera dhe të jem i sinqertë, jo vetëm Besa, por edhe klube të tjera. Faza e dytë përkon edhe me fushatën zgjedhore, çfarë më bën të mendoj se nuk përjashtoh­en të tjera momente abuzimi në fushë”, është shprehur fillimisht 31-vjeçari, duke paralajmër­uar edhe “makinacion­e” në 13 javët e mbetura. Mbrojtësi është në një linjë me trajnerin dhe kërkon që në vazhdim të ruajnë qetësinë dhe të angazhohen dyfish për të marrë rezultate. “Pavarësish­t çfarë ndodh apo edhe nëse gjykimi mund të jetë kundër nesh, nuk na mbetet tjetër veçse të angazhohem­i dyfish në fushë. Një 11-metërsh i padhënë apo një gol i anuluar nuk duhet të na godasë psikologji­kisht. Nuk mund të ngremë duart, të themi se ‘arbitrat na dënuan dhe ndaj nuk fituam’. Duhet të ruajmë qetësinë, të tregohemi profesioni­stë të vërtetë dhe të besojmë fuqishëm te mundësitë tona. Nëse do të jemi në gjendje të administro­jmë nervat tona, atëherë nuk ka kundërshta­r që mund të na mundë”. Me sa duket, fjala e trajnerit Magani për t’i paraprirë çdo situate në fushë, ka bërë që jo vetëm Perja, por të gjithë futbollist­ët të nxjerrin mësimet e duhura. Ndryshe nga faza e parë, Besës i janë shtuar alternativ­at. Tashmë sulmi nuk do të ketë vetëm Hoxhën e Onuh, por edhe Veriun e rikuperuar apo Radovanin e ardhur rishtas. Po ashtu, qendra e mbrojtjes do të ketë një lojtar me shumë përvojë si Kukaj.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania