Panorama Sport (Albania)

Problemati­kat e portës, po luan vetëm Elhan Kastrati

Dy portierët kryesorë të Kombëtares janë jashtë planeve të klubeve

-

Problemati­kat e portierëve të Kombëtares shqiptare vazhdojnë që të jenë të dukshme. Ky do të jetë një edicion tepër i vështirë, ku përballë Shqipëria do të ketë kualifikue­set e Europianit dhe do të jetë i vështirë jo vetëm për sulmin, ku Broja ka mbyllur sezonin, Manaj vijon të jetë i dëmtuar prej kohësh, Cikalleshi po luan në Arabi, Seferi në Ukrainën e luftës dhe Vrioni përtej oqeanit, por gjithashtu një problemati­kë do të jetë edhe ajo e portës. Dy kryesorët, Etrit Berisha dhe Tomas Strakosha, janë jashtë planeve të klubeve të tyre. Etriti nuk ka luajtur ende me Torinon një ndeshje zyrtare dhe tashmë cilësohet si portier i tretë, teksa aktualisht është në kërkim të një kalimi në një kampionat tjetër, ku merkatoja është e hapur, qoftë për të ndryshuar disi këtë situatë, ndërkohë Strakosha është preferuar vetëm në dy ndeshje të Kupës te Brentfordi, pasi trajneri Frenk preferon të luajë me spanjollin David Raja.

Kjo situatë do të vazhdojë pasi Strakosha siç raportohet nuk do të lëvizë nga Anglia. Një tjetër portier i grumbullua­r në ekipin kombëtar si Gentian Selmani është aktualisht pa ekip, pasi u largua nga ekipi turk i

Bolusporit që pas dëmtimit që pësoi, e humbi edhe vendin e titullarit. I vetmi që jep “shenja jete” është Elhan Kastrati, që aktivizohe­t rregullish­t në Serinë B me skuadrën e Çitadelës. Pas disa luhatjeve në sezonin e parë, portieri vjet ka luajtur të gjitha ndeshjet si titullar dhe ka bindur drejtuesit për të qenë numri një i portës, çka po e tregon edhe këtë sezon, ku ka marrë vlerësime të larta për paraqitjet e zhvilluara. Vlerësimi i fundit ishte “Lojtari i muajit” për tifozët e Çitadelës, çmim i fituar për herën e dytë nga portieri, që feston sot datëlindje­n e 26-të. Sa i përket ekipit kombëtar, atij i është besuar në dy miqësore, me Estoninë dhe Arabinë, në të dyja rastet ka luajtur vetëm një pjesë loje.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania