Panorama Sport (Albania)

Europiani 2025, Shpresat njihen sot me rivalët e grupit

-

Shqipëria U-21 do të njihet sot me rivalët që do të ketë përballë në fazën kualifikue­se të Kampionati­t Europian 2025 për këtë grupmoshë. Shorti për këtë fazë do të hidhet sot në selinë e UEFA-S në Nion të Zvicrës, duke nisur nga ora 9:00 e mëngjesit. Në këto eliminator­e do të marrin pjesë 53 vende, ndërsa Sllovakia do të kualifikoh­et direkt për në fazën finale si vendi pritës i këtij turneu. Skuadrat pjesëmarrë­se në short do të jenë të ndara në 6 Vazo, me renditjen e përcaktuar sipas koeficient­ëve të UEFA-S, teksa do të kemi 7 grupe me nga 6 skuadra dhe dy grupe me nga 5 të tilla. Sipas kësaj renditjeje të UEFA-S, Shqipëria U-21 pozicionoh­et në vendin e 36-të dhe është vendosur në Vazon e 4t së bashku me Bosnje-hercegovin­ën, Bullgarinë, Hungarinë, Turqinë, Maqedoninë e Veriut, Uellsin, Bjellorusi­në dhe Irlandën e Veriut. Nëntë skuadrat e renditura në vendet e para të grupeve në përfundim të fazës kualifikue­se së bashku me tri vendet e dyta më të mira do të kalojnë direkt për në fazën finale të turneut. Ndërsa gjashtë vendet e tjera të dyta do të përballen në fazën “play off” për të siguruar edhe tri biletat e fundit për finalen e turneut.

Ndeshjet e fazës “play off” do të luhen në datat 11-19 nëntor 2024. Kampionati Europian U-21 do të nisë në datën 20 mars dhe do të përmbyllet më 15 tetor të 2024-ës. Shqipëria U-21, që drejtohet nga trajneri Alban Bushi, duke pasur parasysh edhe përbërjen e skuadrës, ka synime për t’u kualifikua­r për në fazën finale të turneut, ndonëse qëllimi kryesor i stafit teknik është të përgatisë sa më shumë lojtarë për Kombëtaren A. Në tabelat e paraqitura në të djathtë janë edhe rezultatet e dy kualifikue­sve të fundit të Euro U-21 të drejtuara nga Alban Bushi.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania