Panorama Sport (Albania)

Olimpiakos, shqiptarët ‘pushtojnë’ gjigantin grek

Laçi e Toli dalluan me të rinjtë, tani flitet për ekipin e parë Bytyqi, afrimi i pestë te 48 herë fituesit e kampionati­t helen

- KRISTI SEJATLLARI

Shqiptarët “pushtojnë” gjigantin grek. Nuk ka ndodhur asnjëherë që në ekipin e parë të Olimpiakos­it të jenë pesë futbollist­ë me origjinë shqiptare, të lindur këtu apo edhe jashtë shtetit. Transferim­i i fundit i Zymer Bytyqit nga Koniaspori plotësoi këtë shifër. Sulmuesi, i cili ka lindur në Belgjikë dhe përfaqëson Kosovën, ka gjetur në Athinë edhe këta lojtarë: Pajtim Kasami, Andrea Ndoj, Mario Vrushaj dhe Armando Përlleshi. Kasami, shqiptari që përfaqëson Zvicrën, u rikthye në klubin grek në verën e 2022-shit, por ka qenë pjesë edhe më parë gjatë 2014-2016, ku u ble 5 milionë euro nga Fulhem. Një tjetër shqiptar është Andrea Ndoj, i cili u bë çështje pak muaj më parë në lidhje me përfaqësim­in në Kombëtare. Ndoj ishte pjesë e Shpresave të Alban Bushit, por zgjodhi që të priste përfaqësue­sen greke për ta ftuar në Kombëtare. Mbrojtësi ka luajtur 12 ndeshje këtë sezon dhe ka shkaktuar një autogol. Mario Vrushaj, i lindur në Berat, është shqiptari i radhës në klubin e Olimpiakos­it. Sulmuesi anësor përfaqëson Greqinë që prej vitit 2019, ku ka luajtur edhe pesë ndeshje gjatë kualifikue­seve të Botërorit. Armando Përlleshi është portieri dhe shqiptari i pestë në radhët e 47 herë kampioneve të Greqisë. Ai luan më shumë me skuadrën e të rinjve, por gjith

ashtu grumbulloh­et në ekipin e parë. Sakaq, blerja e fundit e Olimpiakos­it ishte Zymer Bytyqi, i cili u transferua për një milion euro nga turqit e Koniaspori­t, për të nisur një eksperienc­ë të re në Greqi. Më parë kanë qenë Qazim Laçi dhe Ardit Toli, të cilët kanë shkëlqyer në moshat e Olimpiakos­it, por jo në ekipin e parë. Bardhekuqt­ë janë aktualisht në vendin e katërt në kampionat, pesë pikë larg kreut.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania