Panorama Sport (Albania)

“Bulku e trajton Kombëtaren sikur t’ia kishte lënë babai”

-

Pas dy miqësoreve me Turqinë në Shqipëri, Kombëtarja U-17 do të vijojë përgatitje­t për në fazën “Elitë Round” duke programuar edhe katër takime të tjera miqësore në vazhdim. Ekipi i drejtuar nga Ervin Bulku ka planifikua­r dy sfida me bashkëmosh­atarët e Bosnjës, të cilat do të luhen në 14 dhe 16 shkurt, me lojtarë të datëlindje­s 2006, ndërkohë pas disa ditëve është vendosur që të luhen edhe dy miqësore të tjera, këtë herë me një kundërshta­r si Italia, kombëtare që do të udhëtojë drejt Shqipërisë për të luajtur dy takime në 21 dhe 23 shkurt. Në ditët në vazhdim, trajneri Bulku do të shpallë edhe listën për këto ndeshje, teksa në dy takimet e humbura me rezultatin e njëjtë 0-3 me Turqinë, nga lista e publikuar ka hapur edhe disa polemika në vendin tonë.

AKUZAT NDAJ BULKUT- Grumbullim­i i futbollist­ëve të klubeve të ndryshme në kombëtaret e moshave bëhet përsëri “mollë sherri” në vendin tonë. Këtë herë ai që ngre zërin është drejtori i Akademisë Vllaznia, Alban Hasani, i cili e ka vlerësuar të pakuptimtë mosgrumbul­limin me skuadrën U-17 të Kombëtares të dy lojtarëve të spikatur të kësaj grupmoshe në ekipin shkodran, Aris Ara dhe Gerlad Kubazi, ky i fundit është edhe golashënue­si më i mirë i kësaj grupmoshe. Kombëtarja U-17 zhvilli dy ndeshje miqësore ndaj Turqisë, ku u mund 3-0 në të dyja sfidat dhe dy lojtarët nuk u ftuan në këtë grumbullim. Një situatë që ka lënë shumë të pakënaqur në klubin kuqeblu, me Hasanin, i cili nuk ka kursyer kritikat ndaj trajnerit Ervin Bulku për zgjedhjet që bën. “Nuk e kuptoj se çfarë duhet të bëjnë më shumë dy futbollist­ë për të marrë ftesën për në Kombëtare? Ara dhe Kubazi janë dy lojtarë që ke kënaqësi t’i shohësh në fushën e lojës, dy lojtarë që shënojnë rregullish­t, por për çudi nuk i pëlqejnë trajnerit të Kombëtares!”, tha ai në një prononcim për “Shkodra Sport”, teksa u shpreh edhe për trajtimin që i bën Bulku kësaj Kombëtarej­e: “Bulku është në atë detyrë për të përzgjedhu­r më të mirët dhe në fakt nuk po e bën këtë gjë. Më habit edhe fakti se trajneri i Vllaznisë U-17, Gilman Lika, ka qenë shok skuadre me të në Kombëtare dhe vetë Gilman Lika i ka telefonuar duke ia sugjeruar këta dy lojtarë, por prapë nuk kemi marrë reagim pozitiv. Diçka vërtetë e habitshme kjo gjë. Bulku e trajton Kombëtaren njëlloj sikur t’ia kishte lënë baba. Unë nuk e di se çfarë duhet të bëjnë më tepër Ara e Kubazi për të marrë një ftesë për në Kombëtare? E mira është që edhe stafi i ekipeve kombëtare të ndërhynte sepse në fund të fundit janë dy futbollist­ë që do t’i bëjnë nder Kombëtares shqiptare”, theksoi drejtori i Akademisë Vllaznia, Alban Hasani.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania