Panorama Sport (Albania)

Kampionati “5x5”, Prestige regjistron goleadën e radhës

-

Prestige MFC ka shënuar fitoren e tetë sezonale në kampionati­n e futbollit "5x5". Suksesi i radhës erdhi me goleadë mbrëmjen e djeshme kundër ekipit Marquez Caffe, takim i vlefshëm për Grupin F në Zonën e Tiranës. Prestige triumfoi me rezultatin 9-0 në një ndeshje të dominuar nga fillimi e deri në fund. Protagonis­tët e golave ishin Limani me "poker", Hysenbelli­u me tripletë, Shima dhe Branica.

NDESHJA - Që në çastet e para Prestige mori kontrollin e lojës, me pasime të shpejta dhe të dendura në gjysmëfush­ën kundërshta­re, duke e vendosur menjëherë në vështirësi kundërshta­rin. Baraspesha

zgjati vetëm 5 minuta, me Prestige që gjeti avantazhin pas një kombinimi të bukur. Një trekëndësh i nisur nga Shima, me Hysenbelli­un që më pas shërbeu saktë në shtyllën e dytë për Limanin, ndërsa ky i fundin nuk e kishte aspak të vështirë për ta dërguar topin në rrjetë. Disa sekonda më vonë Shima realizoi golin e dytë pas një asisti të Limanit. Ky i fundit realizoi të tretin, pas një rrotullimi të bukur të shoqëruar me një goditje potente. Në minutën e shtatë vjen edhe goli i katërt, që ka për autor Hysenbelli­un, i cili gjeti cepin e portës me një goditje të saktë. Në të 15-ën, Hysenbelli­u i dërgoi shifrat në 5-0, teksa devijoi lehtë me të jashtmen një top, mjaftueshë­m sa për të nxjerrë jashtë lojë portierin kundërshta­r. Marquez Caffe provoi të dilte në sulm me disa tentativa sporadike, të cilat u ndalën nga portieri Begaj. Ndërkohë në fundin e pjesës së parë Limani pas një asisti të Hysenbelli­ut finalizoi me një goditje të fortë nga distanca, duke shënuar golin e gjashtë. Prestige mbajti ritëm të lartë edhe fraksionin e dytë, ndërsa për Marquez Caffe më i miri ishte portieri Hoxha, autor i një serie pritjesh. Goli i shtatë për Prestige kishte për protagonis­t Branicën, i cili realizoi nga një pozicion i prirët. Limani kompletoi "pokerin" personal, duke i dërguar shifrat në 80. Ndërsa në fund ishte Hysenbelli­u ai që finalizoi një aksion të shpejtë, duke vulosur kështu rezultatin 9-0, për të kompletuar tripletën personale. Me këtë fitore Prestige shkon në kuotën e 25 pikëve, 2 pikë më pak se kryesuesit e grupit, Kf Erniku, por këta të fundit kanë zhvilluar një ndeshje më shumë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania