Panorama Sport (Albania)

Besim dhe Lukaku, Inzagi shijon efektet e Atalantës

-

Suksesi ndaj Atalantës, që i siguroi Interit gjysmëfina­len e katërt radhazi të Kupës së Italisë, ka shërbyer jo vetëm për të shtruar rrugën drejt një tjetër trofeu, por mbi të gjitha për të krijuar atmosferën e duhur para derbit të së dielës. Këtë herë në kampionat duke lënë pas atë Superkupë të fituar pikërisht përballë Milanit, zikaltrit shkojnë me vetëbesim edhe më të rritur dhe më të ndërgjegjs­hëm për forcën e tyre. Të martën ndaj bergamaskë­ve Inzagi zbuloi soliditeti­n e mbrojtjes së tij, pasi nuk kishte shpëtuar pa gol nga Kremoneze në fundjavë, qasje që ka treguar në çdo ndeshje ndaj skuadrave të mëdha së fundmi. Por përveç mbrojtjes, trajneri iu gëzua pa dyshim edhe rikthimit në fushë si titullar të Romelu Lukakut, që siguroi minuta të vyera, ashtu si vetë 44-vjeçari konfirmoi në fund për të: “Më pëlqeu shumë Romelu. Sa më shumë kalonin minutat, aq më mirë paraqitej dhe është një lojtar që do të na shërbejë shumë”. ZGJEDHJET - Por përtej gjendjes së belgut, që sigurisht po përmirësoh­et, por ende nuk po shkëlqen, trajneri i zikaltërve mund të jetë i kënaqur dhe i sigurt për gjendjen e përgjithsh­me të skuadrës, e cila më në fund duket optimale pas pushimit të gjatë. Atalanta mbërriti në Milano në formë të shkëlqyer, por kundër murit të vendësve ata u shfaqën shumë pak të rrezikshëm, kjo pa dyshim falë meritave të treshes së prapavijës, që këtë herë ishte edhe në mungesë të Milan Shkriniari­t. Kështu Inzagi dhe Interi shijuan momentin e mrekullues­hëm të Mateo Darmianit, që tani e ka vendosur në pozitë të vështirë teknikun mi titullarët e derbit. Ndërsa ngelet ende të përcaktohe­t qëndrimi ndaj Shkrinairi­t, Inzagi mund të zgjedhë sërish italianin krah Bastonit dhe njërit mes Açerbit e De Vrajit. Sfida ndaj Atalantës ka rizgjuar një tjetër ‘hall” në mendjen e trajnerit, që tani duhet të vendosë nëse në krah të Lautaros do t’i besojë Lukakut apo Xhekos, me javën që do të jetë vendimtare për vendimin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania