Panorama Sport (Albania)

Gola me peshë, grintë dhe “xhol”, Darmian tani është simbol

-

Mateo Darmian nuk po lejon që të dihet mungesa e Milan Shkriniari­t, të paktën në këto dy ndeshjet e fundit kur sllovaku nuk ka mundur dot të japë kontributi­n e tij për Interin. Italiani mori ndaj Atalantës rolin e Shkriniari­t në mbrojtjen me tre dhe vendosi edhe ndeshjen me golin e tij, por përveç performanc­ave, ua ka rrëmbyer zemrën tifozëve edhe me qëndrimin jashtë fushe. 33-vjeçari ka nisur të cilësohet si simbol i interizmit, edhe për faktin që do të zgjasë kontratën që skadon në qershor vetëm për një vit, me opsion për një tjetër. Sigurisht që në gjithë vlerësimin për të kanë ndikuar golat e rëndësishë­m në vitin e titullit nën urdhrat e Kontes dhe ajo që ka dhënë në fushë sa herë që është thirrur nga trajneri dhe skuadra ka pasur nevojë për të.

GOLAT ME PESHË – Ndërsa flasim për golat me peshë, padyshim që duhet nisur nga ata të 2020-2021, kur në minutat e fundit Darmian firmoste fitoret ndaj Kaljarit dhe Veronës dhe shtonte pikë të vyera në renditjen e Interit në Serinë A. Nga atëherë deri në golin që u dhuroi gjysmëfina­len e Kupës së këtij sezoni, tek Interi kanë ndryshuar trajnerë e lojtarë, por Darmian vazhdon të jetë po aq thelbësor sa herë që zbret në fushë, ku përveç gjithë kontributi­t të tij në lojë, përcjell shumë edhe në personalit­etin e skuadrës. Përvoja e ish-it të Parmës e Mançester Junajtidit ndikon shpesh në zgjidhjen individual­e të situatave dhe jo pak herë ndikon në qetësinë e gjithë skuadrës brenda dhe jashtë fushe, kur dikush duhet të marrë përgjegjës­inë mbi supe. “XHOL” – Tetë gola në 91 ndeshje me Interin janë vetëm një tregues i vogël i kontributi­t që Darmian jep në fushë. Italiani është lojtari klasik që jep gjithçka kudo ku vendoset pavarësish­t moshës mbi supe. Tri role të realizuara më së miri deri më tani në Milano, si i djathtë në mbrojtjen me tre, i djathtë në mesfushën me pesë, por edhe i majtë në këtë repart. Ndaj Milanit pritet në krahun e djathtë të mesfushës, aty ku duket më i avantazhua­r në raport me Dumfrisin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania