Panorama Sport (Albania)

Kalabria: Borxh me tifozët, ndaj Interit për kthesën

-

Të dielën në 20:45 do të luhet Inter–milan. Ndeshje me peshë për të gjithë, por sidomos për Davide Kalabrian. I rritur në ekipet zinxhir të “Djallit”, ai është kapiteni i skuadrës që në ndeshjet e fundit ka qenë hija e vetvetes. Ndeshja më Interin është një shans për kthesën pas krizës që ka kapluar kampionët e Italisë dhe këtë e ka konfirmuar edhe mbrojtësi 26-vjeçar.

Cilat janë kujtimet e para si milanist?

Ato të fëmijërisë me familjaret e mi. Jam rritur në një ambient ku besnikëria ndaj Milanit ishte në gjak e kështu u frymëzova edhe unë për atë që tashmë është skuadra e zemrës.

Si ndiheni kur kapërceni kangjellat e “Milanello”-s?

Aty kam kaluar kampionë të mëdhenj dhe legjenda të historisë së Milanit, si Inzagi, Barezi apo Gatuzo. Tashmë çdo ditë takoj Maldinin dhe është ndjesi fantastike. Në qendrën tonë stërvitore ndihet aroma e historisë dhe për mua është një vend magjik. Kur punon me kampionë nuk mësohesh kurrë, por për mua si milanist dhe si i rritur në ekipet zinxhir ndjesitë e “Milanello”-s janë edhe më të bukura. Fotografit­ë e kampionëve që sheh aty të bëjnë të kuptosh rëndësinë e klubit.

Si është raporti juaj me tifozërinë?

Milanisti në vetvete, futbollist ose jo, vendos në plan të parë skuadrën dhe fanellën, duke dhënë gjithçka për to. Raporti im është pozitiv e gjithmonë jam ndierë pjesë e tyre. Vërtet nuk kam parë ndonjë ndeshje si ultras, por jam tifozi i parë i Milanit. Për këtë arsye e kuptoj edhe ndjesinë e tifozëve dhe pasionit të tyre. Na kanë mbështetur gjithmonë e për mua janë më të mirët në botë.

Çfarë kujtoni nga titulli i sezonit të kaluar?

Sasuolo-milan ka qenë ndeshja më e bukur e karrierës sime te Milani. Për titullin kam qenë i sigurt që në javën e parë të sezonit të kaluar. E ndieja e ua kam thënë edhe miqve të mi. Kishim të gjithë shumë dëshirë për të treguar vlerën tonë e me besim ia dolëm.

Si ka për të qenë derbi i së dielës?

Java e derbit është e pabesueshm­e. Janë emocione të forta. Mes dy skuadrave ka shumë respekt, në fushë nuk ka pasur asnjëherë probleme që shkojnë përtej futbollit. Dy nga skuadrat më të mëdha në botë janë përballë njëra-tjetrës, ndaj duhet të jetë një ditë gëzimi. Është e dukshme që duam vetëm të fitojmë, ndaj mund të ketë edhe fërkime në fushë, sepse është normale me gjithë atë adrenalinë që krijohet.

Çfarë kujtoni nga derbi i fazës së dytë të sezonit të kaluar?

Duhej ta fitonim me doemos për të vazhduar të ndiqnim titullin. Duhej të arrinim fitoren me të gjitha energjitë tona. Ia dolëm, sepse Zhiru e përmbysi.

Mendoni se do Zhiruja të bëjë përsëri diferencën?

Është një lojtar i madh dhe kur na u bashkua ishim të sigurt për kampionin që është. Është vërtetë i pabesueshë­m.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania