Panorama Sport (Albania)

367 mln euro vetëm Çelsi, Anglia është një superfuqi

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Çelsi është klubi që shpenzoi më shumë në merkaton e janarit 2023, 367 milionë euro, ndërsa e gjithë Premier Liga gati dyfishoi rekordin e saj të shpenzimev­e. Por 367 milionë eurot e shpenzuara nga blutë e Londrës janë edhe më shumë se 1/ 3-ta e totalit të 918 milionë eurove të investuara nga 20 klubet e elitës së futbollit anglez. Në fakt, blutë shpenzuan në muajin që lamë pas sa gjithë Premier Liga në janarin e vitit 2022. Por totali i këtij viti mbetet gjithashtu më i larti sa të gjitha katër kampionate­t kryesore të Europës së bashku: Spanjës, Gjermanisë, Italisë dhe Francës. Kompania e auditit të financave, "Deloitte", ka llogaritur se totali i të gjithë transferim­eve të 20 klubeve të Premier Ligës këtë sezon, duke llogaritur edhe merkaton e verës, arriti në shifrën e 3.1 miliardë eurove. Dhe kjo shifër thyen rekordin e mëparshëm të 2 miliardë eurove të shpenzuara gjatë merkatos së 2017'18 dhe gati dyfishi i sezonit të shkuar. Gjashtë ekipet e mëdha të Anglisë, dy Mançesterë­t, Çelsi, Arsenali, Liverpuli dhe Totenhemi kanë kontribuar në

54% të totalit të shpenzimev­e, duke konfirmuar edhe njëherë se Premier Liga është një kampionat i pakrahasue­shëm financiari­sht me gjithë të tjerët. Rekordi i mëparshëm i shpenzimev­e në merkaton e janarit ishte 485 milionë euro vendosur në 2018-ën. Por këtë herë, klubet e Premier Ligës shpenzuan 310 milionë euro vetëm në ditën e fundit të merkatos. Shpenzimi neto (përfshirë shitjet) i merkatos së janarit 2023 ishte 811 milionë euro, duke pësuar një rritje 400% nga rekordi i vitit të shkuar. Ajo që është një trend shqetësues për anglezët është se 85% e parave të shpenzuara këtë merkato ishin për futbollist­ë jashtë Anglisë. "Deloitte" zbuloi se katër kampionate­t e tjera kryesore të Europës shpenzuan në total 253 milionë euro, ndërsa investimi neto ishte 120 milionë euro. Klubet e Serisë A shpenzuan vetëm 30 milionë euro, po aq sa edhe La Liga. Bundesliga shpenzoi 67 milionë euro, ndërsa Liga e Parë 124 milionë euro.

 ?? ?? Enzo Fernandez u shpall lojtari i ri më i mirë i Botërorit të Katarit
Enzo Fernandez u shpall lojtari i ri më i mirë i Botërorit të Katarit
 ?? ?? Presidenti i Çelsit, Tod Bohli
Presidenti i Çelsit, Tod Bohli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania