Panorama Sport (Albania)

Barcelona pa frena shkon +8

Levandovsk­i kthehet me gol, skuadra e Ksavit merr arratinë, presion Realit

- Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI

Barcelona nuk di të ndalet. Skuadra e drejtuar nga Ksavi ka mundur Betisin në takimin e prapambetu­r të javës së 16-të me shifrat 1-2 dhe ka marrë arratinë në La Liga. Në pritje të Realit, që do të luajë sonte në mbrëmje kundër Valencias, katalanasi­t e shohin veten +8 nga skuadra e Ançelotit. Ajo në Sevilje ka qenë një mbrëmje rekordesh për Barcelonën. Për herë të parë që nga sezoni 2017-2018, ajo e mbyll fazën e parë me 50 pikë. Nga ana tjetër, kjo ishte fitorja e pestë radhazi me një gol diferencë, gjë që nuk kishte ndodhur kurrë në historinë e saj. Firmëtarët e triumfit ndaj Betisit kanë qenë Rafinja dhe Levandovsk­i, i cili është kthyer me gol në takimin e tij të parë pas tri ndeshjesh pezullim.

BARÇA SHPËRDORON

– Pjesa e parë ka qenë vërtet emocionues­e në “Benito Villamarin” me të dyja skuadrat që kanë luajtur hapur dhe krijuar mundësi shënimi, por pa gjetur golin. Rastet më të pastra i ka pasur skuadra e drejtuar nga Ksavi, por Pedri dhe Gavi kanë shpërdorua­r shanset e krijuara, teksa Leva ka qenë disi më i mënjanuar në manovrën sulmuese të Barcelonës. Edhe në rastin kur topi e ka përfunduar në rrjetë, në rastin e golit të Rafinjës, braziliani ka qenë në pozicion jashtë loje. Nga ana tjetër, mes radhëve të tifozëve të Betisit ka pasur shumë pretendime drejt arbitrimit.

RAFINJA E LEVA – Edhe pjesa e dytë është po aq e bukur, e luftuar dhe emocionues­e sa dhe pjesa e parë. Meritë kanë të dyja skuadrat, por natyrisht me Barcelonën që është më kërkuese. Përpjekjet e Barcelonës janë shpërblyer 20 minuta nga nisja e pjesës së dytë, me Rafinjën që ka kaluar në epërsi katalanasi­t. Edhe pas golit, skuadra e Ksavit nuk ngopet dhe kërkon golin e dytë. Eksperienc­a e mjaft ndeshjeve në këtë sezon i ka shërbyer miqve, që nuk tërheqin këmbën. Dhjetë minuta nga fundi, Levandovsk­i vendos dhe ai vulën e tij me golin numër 14 për Barcelonë në La Liga në këtë sezon. Një kthim me gol për polakun pas tri ndeshjesh pezullim në La Liga. Autogoli i Kundes 5 minuta nga fundit kthen shpresat e Betisit për një pikë, por Barça mbron me fanatizëm fitoren. Tani presioni shkon mbi Realin.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania