Panorama Sport (Albania)

Zgjohet Bajerni, Nagelsman: Presioni dha efekt

Sulmi fillon të funksionoj­ë sërish në mënyrë perfekte

- Përgatiti: SAIMIR MBËRSI

“Ditët me acar” në këtë dimër duket se i kanë lënë vend sërish diellit në kampin e Bajern Mynihut mbi bazë të rezultatev­e. Të besuarit e Julian Nagelsmani­t arritën të bënin autokritik­ë në Kupë përballë Maincit në versionin më të mirë, e përkthyer me “poker” golash.

NDESHJA- Nagelsman do të vinte me skemë tërësisht sulmuese, aty ku 6 lojtarë të ndryshëm me tipare sulmuese do të merrnin nuance ofensive. 17 minuta do t’i mjaftonin Erik Maksim Çupo-moting për të dërguar topin në kudrat pas pasimit të Kanseloz. Afrimi i ri nga Siti do ta niste me këmbën e mbarë këtë aventure të re në karrierën e tij. Vazhdimi i takimit do të mbante të njëjtën ritëm intensitet­i nga miqtë e Mynihut, e ku do të shpërblehe­shin në minutën e 30’-të me dyfishimin e rezultatit. Musiala do të zhbllokohe­j më në fund dhe do të godiste saktësisht në katërkëndë­sh. Fryma e fundit e fraksionit nga pjesa e parë do të dhuronte edhe një tjetër konkretizi­m për Bajernin me autor Sanenë. Tabloja e së dytës do të shfaqte më tepër qetësi, aty ku bavarezët e interpreto­nin ritmin e lojës sipas dëshirës së tyre. Alfonso Dejvis do t’i vinte vulën rezultatit final dhe mbylljen e dilemave rreth gjendjes së kampionëve në fuqi të Bundesligë­s në minutën e 84’-t.

NAGELSMAN-”MEDIA ka luajtur rol negativ në gjendjen tonë psikologji­ke ditën e fundit dhe jam i sigurt se nëse nuk do të kishin kaq pushtet dhe ndikim, bota do të ishte shumë më e pastër. Gjithsesi ky aspekt është i pashmangsh­ëm. Më në fund arritën të dëfreheshi­m në mënyrën më të mirë në fushën e blertë, në

periudhë jo fortë të përshtatsh­me në kampin tonë. Besoj se presioni e kreu punën e vet dhe në këtë rast na shërbeu për mirë. Suksesi te Bajerni shikohet gjithmonë si pjesë e menysë së zakonshme dhe kjo nuk do shumë mend për t’u kuptuar. Reagimi në këtë pikë na dha shtysë të jepnim

më të mirë, e përkthyer me 4 gola në kudrat. Sulmi prezantoi anën më të mirë, edhe pse para disa ditësh u përpoqën nga shtypi të viheshin me shpatulla pas murit. Musiala, Sane dhe Çupo-moting ishin në ditën e tyre, ndonëse jo në versionin më të mirë, pasi ata e kanë dëshmuar se deri në çfarë pikë mund të shkojnë. Tashmë është koha të mbledhim veten pas ujërave të trazuara më tepër nga mediat, sesa interpreti­mi ynë në lojë. Tituj pozitiv do të dalin sërish dhe ne do të lavdërohem­i, kjo është media dhe pasojat e saj”, përfundoi 35-vjeçari.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania