Panorama Sport (Albania)

Adili si i shtëpisë, Zguro revolton tifozët shkodranë

-

Vllaznia-bylisi nuk mblodhi më shumë se 300 tifozë në stadiumin “Loro Boriçi”. “Panorama Sport” ju sjell edhe pikantet e ndeshjes, ku protagonis­t absolut u bë mbrojtësi i majtë i ballshiotë­ve, Vangjel Zguro. Ky i fundit, nisur edhe nga një precedent i sezonit të kaluar kur ishte pjesë e Skënderbeu­t, revoltoi shumë tifozët shkodranë. Që në momentin kur lojtarët e Bylisit kanë mbërritur në stadium, një sërë ofendimesh kanë shkuar në drejtim të Zguros. Kësisoj, pogradecar­i nuk ka qenë i qetë më pas në fushë dhe në pjesën e dytë u zëvendësua.

Në minutën e 14-të Zguro kapet me ata pak tifozë të pranishëm, duke ndezur edhe një tjetër debat dhe sharje në drejtim të tij nga tribuna. Kjo bëri që pjesa e parë të mbyllet me një situatë tensioni në tunel pas rënies së bilbilit. Ndërhyrja e forcave të sigurisë dhe delegatit, bëri që skuadrat të shpërndahe­shin shpejt drejt dhomave. Në këtë moment pogradecar­i pati një përplasje me stolin e ekipit shkodran dhe u desh ndërhyrja e lojtarëve të tjerë për të qetësuar situatën.

Sulmuesi i Vllaznisë, Bekim Balaj, u përqafua me Zguron në momentin që ky i fundit do të zëvendësoh­ej, por as kjo situatë nuk qetësoi tifozët shkodranë, të cilët nuk ngurruan të ofendonin lojtarin mik.

Mbrojtësi Mevlan Adili rikthehet si kundërshta­r në Shkodër. Fillimisht ai pati një takim miqësor me Josën dhe më pas takoi shokët që ka lënë në ekipin shkodran, por pa lënë mënjanë gazetarët.

Përqafime brazilianë­sh në prag të nisjes së pjesës së dytë të takimit mes sulmuesve Kaina Nunjesh dhe Felipe Soza.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania