Panorama Sport (Albania)

Abazaj tremb Tiranën, ja prapaskena­t me dëmtimin

- OLSI AVDIAJ

Kristal Abazaj mund të shtyjë rikthimin në fushë në fund të marsit. Është ky lajmi më i fundit që vjen nga infermieri­a bardheblu. Kështu, lojtari u dëmtua para disa ditësh dhe që pritej të kthehej në fund të shkurtit, duket se do ta shtyjë riaftësimi­n. Lojtari mund të kthehet në fund të marsit në fushën e lojës.

DËMTIMI - Ka qenë një zgjatje ligamenti, që ka shqetësuar futbollist­in. Dëmtimi i rëndë ka detyruar 26-vjeçarin të udhëtojë me urgjencë drejt Kroacisë, për një mjekim më të specializu­ar, teksa në ditët e ardhshme do të mësohet më shumë për kohën e rikuperimi­t. Gjithsesi, referuar rasteve të ngjashme, parashikim­et ishin që Abazaj të qëndronte minimalish­t 20 ditë larg fushave të futbollit, duke komplikuar jo pak planet e bardhebluv­e. Abazaj do të humbasë të gjitha ndeshjet e Superiores për muajin shkurt, por planet janë prishur dhe lojtari mund të humbasë edhe ndeshjet e muajit mars. Abazaj ka luajtur më parë për Osijek, Anderleht apo edhe Istanbulsp­or. Gjithashtu, lojtari në fjalë mbahet mend nga tifozët shqiptarë, pasi ka luajtur edhe në vendin tonë me Luftëtarin dhe Kukësin. Edhe pse Tirana ka afruar shumë lojtarë cilësorë këtë verë, afrimi i Abazajt do të thotë që bardheblut­ë janë skuadra bombë në Shqipëri. Abazaj u largua pak kohë më parë nga Istanbulsp­ori, ekip me të cilin numëron pesë paraqitje sezonale në kampionati­n turk. Në fushë ka qenë si në sfidën me Erzenin dhe Kukësin.

Dy probleme të tjera të Tiranës janë Florent Hasani dhe Bruno Lulaj. Lojtarët

HASANI DHE LULAJ

kanë pasur disa probleme në stërvitjen e djeshme dhe rrezikojnë të jenë në sfidën e radhës në kampionat ndaj shkodranëv­e. Një problem i tillë mund të modifikojë planet e Orges Shehit, i cili duhet të ndryshojë si formacioni­n dhe lojtarët që do të jenë në

fushën e lojës. Gjithsesi mbetet për t'u parë deri të dielën se si do të shkojë situata. Ndërkohë, mungesë e sigurt për bardheblut­ë në Shkodër është mesfushori titullar, Albano Aleksi, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania