Panorama Sport (Albania)

Kukësi në tentativë për të ngjitur shkallët, kalendari i jep një dorë

- VLADIMIR MEMA

Humbja e fundit e pësuar në Shkodër përballë Vllaznisë nuk i dha mundësinë Kukësit t’u largohej vendeve të fundit dhe ta shohë sërish veten në një pozicion që e rrëzon nga kategoria. Në kampin verilindor shpresonin te një ecuri pozitive pas dy fitoreve të fundit në kampionat, por nuk ia dolën dot, duke qëndruar kështu të parafundit në kuotën e 22 pikëve pas 20 javëve. Gjithsesi, duke parë kundërshta­rin që kishin përballë, blutë nuk kanë dashur ta bëjnë dramë, ndonëse edhe një pikë në situatën ku ndodheshin mund të kishte vlerën e një fitoreje. KALENDARI – Kanë mbetur edhe tri ndeshje për t’u luajtur në muajin shkurt, përballje që mund të vendosin shumë edhe për ecurinë e skuadrës në këtë sezon. Mund të thuhet se deri-diku kanë një kalendar në favor, edhe pse në kampionati­n aktual të gjitha sfidat janë të

vështira. Ato që kanë një vlerë më të madhe shihen edhe përballjet direkte, të cilat në Kukës duan t’i kalojnë me sukses. Fillimisht verilindor­ët do të presin në shtëpi ditën e shtunë skuadrën e Kastriotit, e cila vjen nga një formë jo e mirë, duke zbritur edhe në

vendin e fundit. Një fakt që në Kukës shpresojnë ta shfrytëzoj­në në favorin e tyre, për më tepër që bëhet fjalë për një duel direkt mbijetese. Më pas, verilindor­ët kanë një tjetër ndeshje direkte, ku do të jenë mysafirë në Durrës përballë Teutës, me skuadrat

që nuk kanë shumë diferenca në kualitete. Dy përballje direkte që mund të vendosin jo pak. Në fund të këtij muaji kanë një ndeshje më të vështirë në letër, siç është ajo ndaj Partizanit. Mirëpo, të kuqtë po kalojnë gjithashtu një krizë rezultates­h dhe nuk është më

ajo e skuadra e javëve të para, ku ishte e vështirë për t’i marrë pikë. Edhe këtë përballje Kukësi do ta luajë në shtëpinë e vet, aty ku nuk e kanë më tabu marrjen e një fitoreje, siç ndodhte në fillim. Me pak fjalë, në muajin shkurt janë nëntë pikë në lojë dhe në Kukës

mendojnë se i kanë të gjitha mundësitë për të marrë maksimumin, duke iu larguar kështu edhe zonës së ftohtë. Megjithatë, për momentin, verilindor­ët janë të fokusuar vetëm te sfida e radhës, ajo me Kastriotin në “Kukës Arena”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania