Panorama Sport (Albania)

Gosa: Malota të bëjë liderin e Egnatias, kërkohet reagim

- FATMIR EFICA

Ka qenë një lider i vërtetë në futbollin rrogozhina­s për afro dy dekada. Sokol Gosa, i cili aktualisht drejton skuadrën U-15 të Egnatias, në një prononcim ekskluziv për “Panorama Sport” shpreh bindjen e tij të palëkundsh­me se Egnatia është e aftë që me grupin cilësor të futbollist­ëve që ka, ta kapërcejë krizën e rezultatev­e jo të mira të pesë javëve të fundit.

Humbja me Tiranën e zbriti Egnatian në vendin e gjashtë në renditje. Çfarë po ndodh me rrogozhina­sit?

Kampionati me 36 javë dhe katër faza është i gjatë. Ndodhin edhe luhatje. Mendoj se rol në këtë situatë luan përqendrim­i dhe kërkesa e llogarisë. Ndërrimi i trajnerit pati ndikim jo të vogël te skuadra. Duhet pranuar se Tetova e njeh mirë ambientin dhe sidomos lojtarët. Mendimi im është se ekipit i mungon freskia fizike. Besoj se Tetova do të bëjë ndërhyrjet e duhura dhe Egnatia do t’i rikthehet rezultatev­e të munguara në pesë javët e fundit.

Sipas jush, u forcua apo u dobësua organika e Egnatias gjatë merkatos së janarit?

Për sa i përket merkatos, goditjet janë të studiuara dhe mjaft cilësore. Sidomos Duamena në sulm dhe Memolla në prapavijë do t’i japin një impuls pozitiv lojës së ekipit. Me blerjet e reja mendoj se Egnatia është forcuar më shumë.

Edhe pas ardhjes së Tetovës, skuadra nuk po merr rezultatet e pritshme. Çfarë po i mungon këtij ekipi?

Për trajnerin e preka më lart. Është një djalë punëtor dhe me një diapazon të gjerë për sa i përket trainingut. Ka një mbështetje vërtet shembullor­e nga ndihmësit e tij Eduart Thartori dhe Taulant Guma, si dhe komplet stafi.

Duket se ka njëfarë mbingarkes­e psikologji­ke të lojtarëve në fushë, si dhe ka shumë ndëshkime me kartonë. Si mund të shmanget kjo?

Është e kuptueshme që kur mungojnë rezultatet dhe pritshmëri­të nga presidenca janë të tjera, krijohet një ngërç te lojtarët. Për mua shqetësimi më i madh është lënia e shumë pikëve në stadiumin tonë. Sidomos humbja me Bylisin dhe Kukësin ishin shumë të rënda. Dua të theksoj se në disa ndeshje, edhe arbitrimet na kanë dëmtuar shumë. Egnatia duhet të rikthejë lojën efikase nga krahët duke e ditur se ka një dyshe shumë të mirë të qendërsulm­uesve, por edhe lojtarë të tjerë me aftësi finalizues­e.

Mendoni se skuadra po e justifikon investimin e bërë nga presidenca në merkato, por edhe në infrastruk­turë?

Ndiej keqardhje kur shoh se disa lojtarë akoma nuk e kanë justifikua­r besimin dhe mbështetje­n e pakursyer të presidenti­t Agim Demrozi. Them se duhet të tregohen më profesioni­stë e kokulur. Duhet të jenë më të përkushtua­r dhe të derdhin më shumë djersë në stërvitje. I bëj thirrje Malotës të bëhet një lider i vërtetë për ekipin, sepse ka shumë përvojë. Ekipi e ka të domosdoshë­m rolin e një lideri me plot kuptimin e fjalës. Mbështetja nga presidenti ka qenë e jashtëzako­nshme, kështu që edhe skuadra duhet të përgjigjet më pozitivish­t në çdo drejtim.

Tifozët kanë shfaqur edhe shenja acarimi kohët e fundit. Keni një mesazh për ta si një ish-kapiten i ekipit?

Ata nuk jetojnë dot pa futbollin. Megjithëse jemi një qytet relativish­t i vogël, në Rrogozhinë futbolli është kryefjala e çdo bisede, sidomos tani në elitë. Nga kjo mendoj se vjen edhe irritimi apo zhgënjimi i tifozëve, që për mendimin tim kanë shumë të drejtë. Kam besim se situata do të ndryshojë shpejt për mirë dhe rezultatet pozitive do të rikthehen në ciklin e vet.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania