Panorama Sport (Albania)

Bylykbashi: Partizani, me drita të fikura

“Zëvendësua­n vetëm Skukën, Kolela duhet të vazhdojë në krye”

- DENIS LALA

Partizani në pesë jav ët e fundit në kam pionat nuk ka arritur asnjë fitore, teksa ka grumbullua­r vetëm dy pikë. Rezultatet nuk janë të duhurat, por edhe loja nuk ka qenë brenda pritshmëri­ve, teksa në dy prej këtyre sfidave të kutqë janë përmbysur. Në një situatë të tillë është vënë seriozisht në diskutim gara për titullin kampion. Dorian Bylykbashi, ishfantazi­st i “demave”, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, shprehet se largimet e kanë dobësuar shumë Partizanin, që sipas tij ka hyrë në një rrugë “të errët”. Ish-kapiteni shton se për momentin kryeqyteta­sit nuk e kanë forcën për të fituar titullin dhe duhet të nisin të mendojnë për ndërtimin e skuadrës në verë.

Në javët e fundit, Partizani nuk po merr rezultatet e pritshme. Çfarë nuk po shkon?

Nuk është çështja te gabimet, por në momentin që ti largon tre titullarë dhe liderë të skuadrës, duhet të marrësh masa në momentin e duhur. Ndoshta Rrapaj ka dalë në momentet e fundit, por Bitri dhe Skuka diheshin si largime dhe duhej ndërhyrë më shpejt në merkato. Ndoshta para se të largoheshi­n lojtarët. Gjithashtu, në ndeshjet e para, Matondo nuk ishte në gjendjen e duhur dhe kjo ndikoi në lojë. Në janar është shumë e vështirë të gjesh lojtarë të nivelit të lartë dhe kur ke largime, skuadra dobësohet. Lojtarët që kanë ardhur mund të jenë shumë të mirë, por i afron si me sy të mbyllur. Ndoshta është më mirë të marrësh një lojtar vendës, që nuk ka Cv-në e të huajit, por e njeh kampionati­n.

Sa e ndihmojnë klubin shitje si ajo e Skukës, që u shit për 1.4 milionë euro te Metzi në Francë?

Shitje të tilla duhet të jenë sa më të shpeshta, sepse një shifër e tillë është një ndihmë e madhe për klubet. Skukën e morën vjet në janar falas dhe pati një ngjitje të madhe për të ardhur deri këtu. Ikja e tij nuk mund të quhet gabim, pasi fituan shifër të madhe.

Por a duheshin menaxhuar më mirë largimet e Bitrit dhe Rrapajt?

Nuk e di sesi ka qenë rrjedha e ngjarjeve, pasi ka momente që nuk i del dot kundër dëshirës së lojtarëve. Gjithsesi, ndoshta duhej të punohej më mirë për të mbuluar hapësirat e lëna, pasi nuk kanë afruar asnjë zëvendësue­s direkt.

Partizani ka treguar se edhe kur duket se i ka situatat në kontroll, nuk arrin të fitojë. Përse nuk i menaxhon ndeshjet?

Nuk mund të gjej një arsye konkrete, por di të them se duhet bërë diçka, pasi po ndodh në mënyrë të përsëritur. Trajneri e di më mirë cilësinë e grupit të tij dhe çfarë duhet të ndryshojë. Edhe në një situatë kur nuk ke ndonjë mundësi të madhe zgjedhjeje në stol, gjithçka bëhet akoma më e komplikuar dhe nuk mund të luftosh për kampion. Në janar është zëvendësua­r vetëm Skuka.

Mendon se Partizani do të ketë vështirësi dhe luhatje deri në fund?

Shpresoj me gjithë zemër që jo, por e shoh shumë të vështirë situatën. Çdo gjë shpjegohet me faktin se Partizani ka humbur forcë në janar, ky është thelbi i gjithçkaje. Kujtojmë që Bitri ishte kapiten dhe Rrapaj titullar në çdo ndeshje.

Duke qenë se kanë ndryshuar gjërat, mos Partizani duhet të jetë më dinak në lojën e vet dhe të mos mendojë vetëm dominimin e kundërshta­rit?

Për këtë pjesë me siguri trajneri e di më mirë dhe është ai që duhet ta bëjë ndryshimin. Nëse ai nuk ka në dispozicio­n lojtarët që do, ndoshta duhet të mendojë edhe të ndryshojë pak mënyrën e lojës. Nuk mund të sulmosh pafundësis­ht, kur nuk ke skuadër për tu mbrojtur pas. Gjithashtu, mendoj se Partizani tani duhet të përqendroh­et akoma më shumë në aspektin e grupit. E gjithë skuadra duhet të jetë bashkë dhe të bëjë një sforco të madhe për të mbuluar hapësirat e lëna.

Mendoni se Partizani duhet të vazhdojë me Kolelën?

Nuk mendoj se dikush tjetër do të bënte më mirë në një situatë të tillë. Një trajner i ri do të ishte më shumë humbje kohe, derisa të njihte lojtarët dhe të qartësonte idetë. Në fund të fundit, pavarësish­t situatës, duhet të kujtojmë se Partizani është ende në vendin e dytë. Ky kampionat është shumë i vështirë. Me tre fitore rresht mund të ngjitesh shumë në renditje, pasi siç humbi Partizani, mund ta bëjnë edhe të tjerët. Shpresoj që Partizani të kthehet te rezultatet pozitive, pasi minimalish­t duhet të marrë pjesë në Europë.

Partizani këtë sezon ka

pësuar shumë gola, 24 të tillë, ndërkohë që kanë shënuar po aq. Si i shpjegoni këto shifra?

Skuadra vuan në lojën mbrojtëse. Nuk ka aftësinë të mbrojë në bllok, pasi dihet se vetëm lojtarët e repartit nuk mund të mbyllin gjithçka. Pësojnë shumë gola shumë kollaj. Duhet më shumë organizim në mbrojtje. Këto shifra tregojnë se ka diçka që nuk shkon, pasi të kuqtë janë ekip që pretendojn­ë për titullin kampion.

Mos janë shumë fitimi i titullit, stadiumi dhe mbushja e arkave brenda një sezoni?

Partizani është një klub që tashmë nuk i mungon asgjë nga ana logjistike dhe për këtë presidenti Demi gëzon merita të mëdha, pasi ka ndërtuar vetë një stadium. Fitimi i parave nga shitjet është diçka pozitive deri diku, por tashmë Partizanit i duhet kujdes i madh për blerjet në verë, pasi për mendimin tim, aktualisht nuk është për kampion. Nëse e fiton, do të gëzohesha shumë, por e shoh të vështirë. Kështu, që në verë duhet të bëjnë merkato cilësore dhe të firmosin kontrata afatgjata për titullarët.

“Në këtë situatë, kur i janë larguar tre titullarët më të rëndësishë­m dhe afrimet e janarit nuk kanë dhënë sinjale, nuk janë për titull. Është situatë problemati­ke. Kolela besoj e di se çfarë skuadre ka në dispozicio­n dhe ndoshta nga kjo bazohet. Pastaj, edhe ai ka gabimet e tij”.

Kolela pas ndeshjes me Laçin tha se Partizani nuk e fiton dot titullin. Pra, dhe ju jeni dakord me këtë deklaratë?

Në këtë situatë, kur i janë larguar tre titullarët më të rëndësishë­m dhe afrimet e janarit nuk kanë dhënë sinjale, nuk janë për titull. Është situatë problemati­ke. Kolela besoj e di se çfarë skuadre ka në dispozicio­n dhe ndoshta nga kjo bazohet. Pastaj, edhe ai ka gabimet e tij.

A shihni ndonjë lojtar të skuadrës aktuale, që mund të bëjë liderin te Partizani?

Më pëlqen Hoti, më duket se ka diçka të veçantë, por duhet të japë më shumë se deri më tani për cilësitë që ka. Pastaj edhe lojtarët me eksperienc­ë duhet t’i japin shtysë ekipit për të dalë nga vështirësi­të. Partizani momentalis­ht është në një “tunel”. Janë me drita “të fikura”, nëse mund të përdorim një figuracion. Ekipi duhet me patjetër të gjejë forca brenda vetes.

Cila ju duket skuadra më solide momentalis­ht?

Tirana është në krye të kampionati­t dhe sigurisht që duhet përmendur. Pastaj edhe Vllaznia ka një skuadër shumë të fortë dhe cilësore. Nuk dua të përjashtoj tani as Partizanin, pavarësish­t situatës që po kalon.

 ?? ?? Dorian Bylykbashi, ish-kapiten i Partizanit
Dorian Bylykbashi, ish-kapiten i Partizanit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania