Panorama Sport (Albania)

Bylisi bën ndryshime në staf, dy titullarë mungojnë ndaj “demave”

- ERJON SALIU

Bylisi dje ka zbritur në fushën e stërvitjes në Ballsh, me zhgënjimin për mënyrën sesi shkoi loja në ndeshjen ndaj Teutës, ku në fund dolën pa pikë. Synimi ishte marrja e një rezultati pozitiv, ndërsa ekipi vazhdon që të shpërdoroj­ë raste duke vuajtur mungesën e njeriut gol. Mallakastr­iotët kanë qenë një nga skuadrat më aktive të elitës në merkaton e janarit duke afruar lojtarë me eksperienc­ë, që kanë shfaqur vlera në Superiore. Ndërsa ballshiotë­t pritet që të kenë gati edhe lojtarin brazilian Zho Santos. Ajo që u vu re në ndeshjen me Teutën ishte edhe plotësimi i stafit teknik me një përgatitës atletik. Me largimin e grekut Mikailidhi­s, që ishte edhe “krahu i djathtë” i Arian Bellait, Naxhi Shensoi do të ketë në staf Mustafa Serdar, që ka punuar më parë në Turqi me Istanbulsp­or, si dhe me Llapin së fundmi në Kosovë. Tashmë e gjithë vëmendja e skuadrës është përqendrua­r te sfida e së dielës, ku Bylisi pret Partizanin në Ballsh. Mallakastr­iotët do të kenë gati dy lojtarët që përfunduan dënimin me kartonë, Aleksandër Damçevskin dhe Xhoele Maçollin, dy titullarë në pjesën më të madhe të takimeve të këtij sezoni. Ndërkohë, trajneri Naxhi Shensoi sërish do të ketë mungesa, pasi duhet të bëjë pa Aleksandër Trumçin dhe Felipe Souzën, që kanë plotësuar numrin e katër kartonëve të verdhë. Në sajë të afrimeve të fundit në çdo repart, skuadra mallakastr­iote e ka organikën më të plotë dhe alternativ­at në stol nuk mungojnë. Gjithsesi, në Ballsh tashmë po punojnë dhe janë të përqendrua­r që të kërkojnë kthesën të dielën me Partizanin në “Adush Muça”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania