Panorama Sport (Albania)

Spahiu: Na “mundi” presioni, por gjashtëshe­n do ta kapim

- FERIZ FERIZAJ

Luzi 2008 pësoi humbjen e dytë rresht, aq sa kishte pësuar në gjithë fazën e parë. Ngushëllim i vetëm, mund të quhet fakti se u mund nga dy kryesuesit e kampionati­t, por ndryshe nga humbja me Dinamon, ku luznjakët morën vlerësim maksimal për lojën e luajtur në fushë, kjo nuk mund të thuhet për humbjen përballë Flamurtari­t. Këtë fakt e pranon edhe një nga futbollist­ët më të mirë të kavajasve, Ermir Spahiu. “Është e vërtetë që ndaj Flamurtari­t nuk arritëm dot të dilnim në lojën tonë të përhershme, madje edhe të javës së kaluar në Tiranë me Dinamon. Ndoshta ka qenë loja jonë më e dobët e luajtur këtë sezon. Jemi mundur edhe në Peshkopi, por kemi treguar se luajmë një futboll me vlera. Me Flamurtari­n nuk e di çfarë na ndodhi, por duke nisur nga unë, e vuajtëm shumë presionin psikologji­k dhe emocional përballë një fanelle si ajo e vlonjatëve. Mosha shumë e re, me sa duket nuk përballoi dot dy sfida rresht, me dy emra të mëdhenj si Dinamo e Flamurtari. Nuk arritëm dot të kemi atë lirshmëri me të cilën kemi luajtur deri tani. Gjykoj se e merituam humbjen, por mos na paragjykon­i në vetëm dy ndeshje, fundja ishin dy kryesueset dhe me përvojë 100 herë më të madhe se Luzi”, tha fillimisht sulmuesi. 20-vjeçari e konsideron tani në njëfarë mase çështje “fati” që sfidat me kryesuesit mbaruan me përjashtim të sfidës me Skënderbeu­n. “Besoj se të gjithë rivalët tanë do të munden nga Dinamo e Flamurtari e kështu ne i ‘hoqëm’ qafe në fillim. Tani do të përqendroh­emi te sfidat e tjera për t’u rikthyer te loja jonë dhe fitoret. Ndërkohë, në ekip janë afruar edhe disa futbollist­ë me përvojë, kështu me një kontingjen­t më të plotë, me kthimin në Luz kundër Korabit, do të shihni ekipin që keni parë në fazën e parë. Fundja mos prisni që të dalim kampion, por në fund do të jemi të pozicionua­r në një nga 6 vendet e para të klasifikim­it. Këtë e besoj fort”, e ka mbyllur Spahiu.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania