Panorama Sport (Albania)

Klodian Arbëri po bën kursin, “komandën” e merr... nipi

- EDI SPAHIU

Tomori po përgatitet për Lushnjën, sfidë që do ta luajë në transfertë. Pavarësish­t se në fushën e cilës skuadër luhet kjo përballje, ka zgjuar gjithmonë interes të lartë te të dyja tifozeritë. Rezultati i vështirë parashikoh­et, por spektakli është më shumë se i garantuar. Kështu parashikoh­et edhe këtë herë, ndonëse beratasit janë disi më të qetë se vendësit. Të favorizuar edhe prej renditjes së përgjithsh­me, ata do të tentojnë vazhdimësi­në në “Roza Haxhiu”. Skuadra do të udhëtojë me dy mungesa të rëndësishm­e ama, që i prishin jo pak llogaritë për ndërtimin e formacioni­t. Stafi teknik nuk do të ketë në dispozicio­n mesfushori­n Lauren Ismailaj dhe mbrojtësin e djathtë Paolo Kasmollari. I pari është i dëmtuar, ndërsa i dyti ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhëve. Sakaq, ekipi këtë javë ka pasur edhe një tjetër mungesë. Klodian Arbëri nuk ka qenë këto ditë në stërvitje dhe kështu do të vazhdojë deri në fundjavë, pasi është i angazhuar me kursin UEFA A. Ai gjendet aktualisht në kryeqytet, ndaj “stafetën” ia ka dorëzuar nipit të tij, që është njëkohësis­ht edhe zv.trajner. Gjatë në deklarate të dhënë për gazetë, është Polizoi Arbëri ai që analizon situatën aktuale, duke filluar nga stërvitja, mungesa dhe pretendime­t. “Na pret një sfidë interesant­e dhe kjo për shkak të historisë dhe traditës që kanë të dyja skuadrat, të cilat ndajnë midis tyre sa një rivalitet të njohur dhe të hershëm, aq edhe një miqësi të fortë midis tyre ndër breza. Ne nuk e shikojmë njëri-tjetrin nga pozitat në renditje dhe as nga fusha se ku luajmë, kështu që premtojmë se po përgatitem­i të dhurojmë një ndeshje të bukur dhe të kënaqim tifozeritë e të dyja skuadrave. Për sa i përket rezultatit, gjithçka do t’ia lëmë fushës. Tani jemi duke punuar që të luajmë një ndeshje dinjitoze në Lushnjë. Dy futbollist­ët që do të mungojnë do t’i zëvendësoj­më po aq denjësisht”, përfundon ndihmëstek­niku i beratasve.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania