Panorama Sport (Albania)

Rrëfehet Imami: Rrezikova jetën, ndihem i rilindur

“Dinamo nuk ndalet më, e kalojmë edhe Skënderbeu­n”

- FATJON RUPI

Pas një mungese të gjatë për arsye shën detësore, Eni Imami është rikthyer në formacion. Nuk ka qenë një dëmtim i thjeshtë, nga ato që ndodhin zakonisht në futboll. Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, mbrojtësi rrëfen se ka kaluar një periudhë vërtet delikate. Duke e lënë veten të arrinte në parametra të tillë, ai ka rrezikuar edhe jetën. E megjithatë, tani gjithçka i përket së shkuarës dhe lojtari pohon se ka rilindur. Nuk kishte si të mos fliste për ecurinë e Dinamos deri në këtë fazë të kampionati­t dhe mbi të gjitha për ndeshjen e radhës me Skënderbeu­n. E sheh kundërshta­rin mjaft të fortë, por beson shumë te fitorja dhe... shkëputja.

Imami, si ndiheni pas rikthimit nga një mungesë e gjatë?

Ndihem komplet si i rilindur. Jam në formë mjaft të mirë, më në fund. Kam kaluar një periudhë shumë të keqe, nuk e kuptoja atë lodhje, atë situatë. E lashë veten deri në atë pikë, saqë kur ia kam treguar analizat e gjakut doktorit të ekipit kombëtar, z.xhanluka Stesina, ka vënë duart në kokë. Ishte hera e parë që flisja me të nëpërmjet miqve dhe më ka bërtitur. Imagjinoni, ishte hera parë dhe më fliste sikur kishim vite. “Si ka mundësi luan ti me këto parametra?” – më tha. Nuk kam dashur ta

bëj publike, por vërtet kam rrezikuar jetën. Gjej rastin ta falënderoj bashkë me profesorin dhe stafin e tij e të Dinamos pa përjashtim, që më janë gjendur pranë kur kisha nevojë.

Si e keni parë ecurinë e Dinamos gjatë kësaj kohe?

E kam ndjekur Dinamon, përveç ndeshjes në Pukë, sepse isha në sallën e operacioni­t. Të them të vërtetën, më ka kënaqur, edhe pse u mundëm me Kastriotin në Kupën e Shqipërisë, që ishte një objektiv yni. Më ka kënaqur, sepse luajmë futboll dhe dalim pa fund para portës kundërshta­re. Pastaj, se nuk do të hyjë topi, është çështje tjetër, por ama ne luajmë futboll dhe më e rëndësishm­ja është se kënaqemi dhe e shijojmë.

Një mendim për ndeshjen në Orikum?

Ishte një ndeshje perfekte. Gjatë gjithë kohës ishim ne që komandonim lojën. Pësuam vërtetë dy gola, por në asnjë moment nuk e diskutuam fitoren. E dimë forcën tonë, më në fund.

A është sfida e radhës me Skënderbeu­n rasti ideal për shkëputjen e Dinamos?

Mendoj se do të jetë një ndeshje e fortë. Skënderbeu po bën shumë mirë këtë fillim të vitit, por besoj se do të nisim shkëputjen dhe Dinamo nuk do të ndalet më.

Si e mendoni këtë ndeshje, ku ju do të keni edhe disa mungesa të rëndësishm­e?

Siç e thashë, do të jetë një duel i fortë. Kisha vite pa e provuar Kategorinë e Parë dhe vërtet më ka habitur. Ka skuadra që të hapin shumë probleme, po i lë të luajnë. Kemi mungesa, por kemi një grup të mirë dhe besoj se do t’i zëvendësoj­në në mënyrën perfekte ata që nuk do të luajnë ndaj Skënderbeu­t.

Si e shihni garën e kreut deri në fund të kampionati­t?

Shumë të fortë, por ne duhet të bëjmë punën tonë javë pas jave. Thjesht duhet të fitojmë ndeshjet tona dhe në fund, kush gabon më pak, do të shijojë ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar.

 ?? ?? Eni Imami, mbrojtësi 30-vjeçar i Dinamos
Eni Imami, mbrojtësi 30-vjeçar i Dinamos

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania