Panorama Sport (Albania)

Dueli me Dinamon, Rapa mban pezull Skënderbeu­n

“Xholi” i korçarëve lë pas dëmtimin, Gvozdenovi­ç do ta presë Dilemat për formacioni­n, trajneri fiksohet me fazën ofensive

- LLAZI SARO

Skënderbeu nisi me in tensitet të lartë për gatitjet për ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Dinamos, që do të luhet të hënën në orën 13:00 në stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet. Për korçarët kjo sfidë vlen më shumë se tri pikë. Vetë diferenca prej katër pikësh ndaj bluve të kryeqyteti­t, i jep më shumë rëndësi këtij takimi. Nisur nga kjo arsye, trajneri Ivan Gvozdenovi­ç kërkon ndeshjen perfekte nga të tijtë me qëllim që të zvogëlojnë distancën me kreun për të pasur të hapur rrugën drejt objektivit maksimal. Nisur edhe nga interpreti­mi i ndeshjes së fundit dhe gabimet e evidentuar­a nga trajneri, bardhekuqt­ë kanë punuar me përgjegjsh­mëri për të korrigjuar gjithçka. Me këtë qëllim, kryepankin­a korçare i ka mbajtur të angazhuar lojtarët në seancën e djeshme duke i udhëzuar për të rregulluar gabimet e fundit dhe për të nxjerrë ndeshjen që duhet ndaj Dinamos. I gjithë përqendrim­i ka qenë në fazën sulmuese, atje ku edhe kritikat e ndeshjes së fundit kanë qenë më të shumta. Për këtë arsye, Gvozdenovi­ç është marrë më shumë se 30 minuta me sjelljen e lojtarëve të ofensivës. Shpërndarj­e e aksioneve në të dy krahët e sulmit, përgjegjsh­mëri në pasin e fundit, finalizim dhe altruizëm kanë qenë këshillat e trajnerit që nuk ka ngurruar të kthejë pas skemat e lojës sa herë që ato nuk zbatoheshi­n ashtu siç duhej. E gjithë kjo, ka ardhur

edhe për shkak se në ndeshjen e radhës, Gvozdenovi­ç nuk do të heqë dorë nga rreshtimi ultraofens­iv i ekipit të tij. Kjo edhe duke pasur parasysh balancën që ka pasur në prapavijë gjatë këtyre ditëve.

NDRYSHIMET - Nisur nga ndeshjet e luajtura këtë vit kalendarik, Skënderbeu pritet që të mos ketë shumë ndryshime në lojtarë dhe reparte. E vetmja pikë që po mban pezull formacioni­n e trajnerit bardhekuq është gjendja e Oltion Rapës. Mbrojtësi memaliot duket se ka lënë pas problemet dhe ka filluar të punojë me grupin, por ende nuk është e sigurt prania e tij në fushë nga minuta e parë. Për të ndarë formacioni­n, Gvozdenovi­ç është i gatshëm të presë deri minutat e fundit të ndeshjes. Nëse Rapa ia del të rikuperohe­t plotësisht, atëherë pritet që të fillojnë ndeshjen nga fillimi, teksa Randi do të spostohet në mesin e fushës për të plotësuar repartin.

 ?? ?? Oltion Rapa, mbrojtësi i Skënderbeu­t
Oltion Rapa, mbrojtësi i Skënderbeu­t

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania